Është zhvilluar sot seanca e vlerësimit të ligjshmërisë të ndalimit dhe caktimit të masës së sigurisë për të ndaluarin Arben Muçaj 37 vjeç nga Puka i cili u plagos në përplasjen me armë me policinë Fier.
Gjithcka ndodhi gjatë një tentative grabitje në familjen e Minella Muçit në lagjen 29 Nëntori mëngjesin e të premtes. Gjykata ka vendosur që ta lërë në burg Muçajn.
Arben Muçaj ka deklaruar se nuk mban mend gë se është i tronditur dhe nuk ka pranuar të flasi gjatë marrjes së deklarimeve nga ana e hetuesve.
I plagosuri Arben Muçaj 37 vjeç ndodhet në spitalin Fier jashtë rrezikut për jetën. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore seanca e sotme është zhvilluar në mungese ndërsa është përfaqësuar nga avokati i tij.
Mësohet se Muça nuk ka pranuar të flasi gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor. Prokurori i çështjes Çlirim Sino ka kërkuar arrest në burg pa afat që është caktuar edhe nga gjyqtarja Igerta Hysa.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 02:30 në lagjen ‘29 Nëntori’ në Fier 4 grabitësit kishin shkuar për të grabitur në apartamentin e Minella Muçit. Pas dështimit të tentativës për të shqyer deren grabitësit janë përplasur me armë me policinë ku si pasojë ka mbetur i vdekur njëprej tyre dhe tjetri, 37 vjeçari Arben Muçaj nga Puka me banim në Ndroq ka mbetur i plagosur.
Autorët e grabitjes në Fier kanë tentuar të hapin dyert e dy banesave, të Minella Muçit dhe të një fqinjit të tij. I plagosuri Arben Muçaj ka qenë tek hyrja me kallashnikov dhe ka qëlluar i pari policinë. Më pas ka zbritur personi që u vra me dy pistoleta duke qëlluar edhe ai kundër policise. Në këtë moment policia ka qëlluar kundër tij dhe ka mbetur i vdekur në vend Xhuliano Sollaku.
(E.K/FAXWEB)