Ndërron jetë 60 vjeçari Esat Kotorri, pronari i furrës së bukës i cili u qëllua me armë në Kavajë në 15 mars.
Kotorri u plagos me çifte gjahu pranë ambjenteve të furrës së bukës, nga 26 vjeçari Seferino Troka pas një konflikti pronësie që ata kishin i cili degjeneroi deri në përplasje me armë.
Pas krimit autori Seferino Troka u arrestua menjëherë nga policia e Kavajës me akuzën për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.