Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen e të riut në lagjen “Deshmorët e Kombit” në Berat pak caste para mesnatës së të mërkurës.
Burime zyrtare nga policia kanë bërë me dije se qytetari me iniciale T.F., 24 vjeç ka shkuar në spitalin e Beratit për ndihmë mjekësore, dhe se dyshohet që ai është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në zonën pranë Xhamisë
Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, të cilët nga veprimet e para hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, por për arsye hetimi nuk mund të zbulohej identitetii i tij.
Njoftimi i policisë:
Berat/Informacion paraprak
Në spitalin e Beratit ka shkuar shtetasi T.F., 24 vjeç për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në lagjen Deshmorët e Kombit, pranë Xhamisë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar, ku për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije identitetin e tij.
Vijon puna intensive për kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e e plotë të rrethanave të ngjarjes.