20:28 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U plagos me plumb në kokë, ndërron jetë në spital 26-vjeçari

09:34 | 23/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U plagos me plumb në kokë, ndërron jetë në spital 26-vjeçari

Çelaj-banesa

Ka ndërruar jetë në spital 26-vjeçari Indrit Çelaj, që u plagos dje me plumb në kokë në rrugë Muhamet Gjollesha, teksa po punonte në një vilë, ku pas një konflitki të çastit është qëlluar me pistoletë nga shtetasi me iniciale L.V.

Indrit Çelaj, nga Mallakastra, me profesion teknik kondicioneri, ka qenë duke punuar për kondicionimin e një vile 3-kateshe që ndodhet pranë një blloku pallatesh mes rrugës “Myslym Shyri” dhe rrugës “Muhamet Gjollesha”.

Sipas Policisë, rreth orës 11.30, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në një vilë trekatëshe. Çelaj ishte duke kryer punime  për kondicionimin e vilës në pronësi të shtetasit B.K., nga ku dyshohet se pas një konflikti të çastit me shtetasin L.V,  ky i fundit e ka plagosur në kokë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vila.

Personi me iniciale L.V që dyshohet se ka tentuar të vrasë 26- vjeçarin, është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga Policia.

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet ngjarja e plagosjes me armë zjarri në kokë e shtetasit I.,Ç, 26 vjeç,  lindur në Mallakastër e banues në Tiranë, i  cili ndodhet në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në Spitalin Ushtarak ka shkuar një person, i cili ishte plagosur me armë zjarri, ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit L.V, banues në Tiranë.

Rreth orës 11.30, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në një vilë trekatëshe, shtetasi I.Ç ishte duke kryer punime  për kondicionimin e vilës në pronësi të shtetasit B.K.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi I.Ç, pas një konflikti të çastit me shtetasin L.V,  ky i fundit e ka plagosur në kokë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vila.

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethaneve të ngjarjes, si dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar L.V.

Indrit Çelaj

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: indrit celajnderron jete
Pas

Plagosi me armë gjahu 60-vjeçarin, arrestohet autori

Para

Dy djemtë e pronarit të vilës vranë 26-vjeçarin në Tiranë, shpallen në kërkim autorët

Para
FOTO/ Kush është i riu që u qëllua me plumb në kokë në mes të Tiranës

Dy djemtë e pronarit të vilës vranë 26-vjeçarin në Tiranë, shpallen në kërkim autorët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bundestagu zgjat praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë

BE–NATO: Liderët evropianë kërkojnë koherencë të plotë në veprimet e Komisionit

Gjykata Speciale rrëzon kërkesën e mbrojtjes në rastin Thaçi dhe komandantëve të tjerë të UÇK-së

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në Ksamil, pranë një resorti

Kuvendi i Kosovës nën presion, Kushtetuesja kërkon konstituim brenda një muaji

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.39%, sektorët që ndihmuan dhe ata që vuajtën

Video/ Aksident në Lezhë, 69-vjeçari humb kontrollin dhe përplas 4 automjete të parkuara

Ministri i Jashtëm polak: Gara e armatimeve do ta përshpejtonte fundin e Putinit

Pas deklaratës së Trump, Netanyahu shpreh mirënjohje për mbështetjen në gjyqin për korrupsion

Kosova dështon për herë të 37-të të konstituojë Kuvendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.