Flet për Fax News protestuesi që mbeti i lënduar në protestën e opozitës, Ymer Çelaj. Ish-badigardi i Sali Berishës tregon se ai rrjedh nga një familje e persekutuar, ndërsa ata që e kanë sulmuar nga pas kanë qenë punonjës civil të policisë.
Ymer Çelaj së bashku me djalin e tij mbetën të lënduar pas një sherri masiv në afërsi të piramidës, ndërsa më pas u transportuan drejt spitalit.
“Jemi nisur nga shtëpia në mënyrën më qytetare, nuk qëndrojmë përpara policisë, rrimë anash, aty ku rrijnë dhe punonjësit e mediave.
Unë rrjedh nga një familje e persekutume, kam një biznes timin privat, hamë bukën tonë. Kemi marrë kërcënime nga njerëz të panjohur, kishin pistoleta. Dëmtimi ka nisur pas fjalës së Bashës, kur iu drejtuam Kuvendit. Provokimet na erdhën nga njerëz të panjohur. Diktova që kishin pistoleta.
Njëri ka ardh nga pas dhe më ka gjuajtur nga mbrapa me pistoletë, dhe më ka thirru Ymer Çelaj. Civilët nuk mbajnë pistoletë në protestë, mendoj se kanë qenë punonjës policie. Në ambulancë kam derdhur 1 kile gjak”, shpreh Ymer Çelaj në prononcimin e tij për gazetaren e Fax News Eksiola Shehu.
”I mori një qytetari flamurin e LSI-së, dhe kërkoi që të më nxirrte sytë me flamurin. Më pas u përleshëm me tifozët e LSI-së. Ne ishim si qytetarë, nuk ka fyer asnjë punonjës policie, nuk i jap dot dum kësaj”, tha më tej Çelaj.
(E.K/Faxweb.al)