Minsitri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar lidhur me plagosjen e Nikolin Gjergjit dhe kolegëve të tij në krye të detyrës.
Ministri i ka uruar shërim të shpejtë Nikolinit dhe njëkohesisht ka uruar dhe përgëzuar të gjithë për punën e shkëlqyer të arrestimit të autorit në operacionin e Lezhës.
‘’Nikolin Gjergji u plagos ne krye te detyres, fatmiresisht pa rrezik per jeten. I uroj sherim te shpejte. Jemi te gjithe me te dhe familjen e tij.
Urime kolegeve te tij per arrestimin e autorit. Mori e do marri ate qe meriton, denimin me te ashper ligjor.’’ –shkruan Tahiri.
#bravocuna
Një grabitje u shënua ditën e sotme në Lezhë, ku mbeti i plagosur një punonjës policie, i identifikuar si Nikolin Gjergji. Ngjarja ndodhi në Fushë Milot, ku grabitësit morrën një makinë tip “Porsche” nën kërcënimin e armës. Në përballjen me patrullën e Policisë Rrugore, ata qëlluan në drejtim të policisë duke lënë të plagosur njërin prej efektivëve.
Ajo që tërheq më tepër vëmendjen është fakti se ngjarja ndodhi në të njëjtin vend ku pak orë më parë Edison Pula arriti të arratiset duke dhunuar efektivët që e shoqëronin.
Arratisja ndodhi ndërkohë që 21-vjeçari Pula, anëtar i grupit të Niklës ishte duke u transportuar drejt komisariatit të Lezhës. (MD/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”263″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_slideshow” gallery_width=”600″ gallery_height=”400″ cycle_effect=”fade” cycle_interval=”10″ show_thumbnail_link=”1″ thumbnail_link_text=”[Show thumbnails]” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]