Lindita Protoduari është një nga protestueset që mbeti dje e plagosur pas përplasjes me policinë në ambientet e jashtme të Kuvendit.
Live në ‘’Fax News” gruaja e plagosur ka tregua për gazetarin Sokol Dema dhe shenjat e nxirjes në kurriz, e megjithatë thotë se as nuk do që t’ia dijë për dhembjet e trupit po kërkon lirimin e djalit të saj. Ajo thotë se shteti po e detyron që të kryejë vetëgjyqësi.
“Më lironi djalin, kaq i kërkoj shtetin, shtëpitë i kemi bërë me mund, kam nxjerrë sytë në gjilpërë dhe kam punuar 20 orë në ditë. Po na çonI në vetëflijim”, u shpreh Protoduari.
Dorjan Protoduari u arrestua dje nga ana e policisë në ambinetet e spitalit të Traumës ku kishte shkuar për të takuar të ëmën e tij, e cila mbeti e plagosur.
Ai akuzohet për organizimin e paligjshëm të protestës, edhe pse i ati i tij këmbëngul që banorët kanë dalë vetë të gjithë në rrugë, dhe nuk ka pse të bëhet një përgjegjës.
“Kur nuk e kam mirë fëmijën, nuk dua që tia dijë as për pasurinë, i bëj thirrje zotit Lleshi që të mos më mbajë djalin si organizator, të gjithë ne kemi qenë në protestë”, u shpreh Florian Protoduari, i cili tregoi dhe vitet e persekutimit të familjes së tij gjatë regjimit komunist.
(E.K/FAXWEB.AL)