Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga atentati i mbrëmshëm në Athinë, ku mbeti i plagosur rëndë një shtetas shqiptar.
Sipas burimeve, shqiptari i plagosur ndodhej në një lokal në sheshin e Agiou Pavlou në Metaksurgio dhe konkretisht në kryqëzimin e rrugëve “Psaron” dhe “Kritis” kur u qëllua.
Ngjaja ka ndodhur rreth orës 22.00, ora lokale greke. Në lokalin ku ndodhej viktima, ka hyrë një person me kapele dhe syze dhe ka qëlluar një herë në drejtim të tij me pistolete dhe është larguar.
I plagosuri ka arritur të dalë jashtë, ka marre motorrin e tij dhe ka bërë disa metra deri tek lokali i një shoku ku është futur e ka thirrur: Ndihmë, ndihmë më qëlluan.
Shoku i tij thotë se i vuri re gjak në bark dhe njoftoi ambulancën të cilët erdhën dhe e morën. Më pas i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.