03:42 | 26/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U plagos nga Fatmir Koleci gjatë operacionit, efektivi i FNSH-së niset me urgjencë drejt Traumës

20:36 | 27/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohet fotoja e autorit të vrasjes së dyfishtë në Mirditë, policia jep miliona lekë për kapjen e tij

Fatmir Kolecaj

Gjatë operacionit për kapjen e autorit të vrasjes së dyfishtë në Mirditë kryer 2 netë më parë, ditën e sotme ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri nga Fatmir Koleci një efektiv i FNSH-së për të cilin Faxweb.al mëson se është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Efektivi i plagosur emri i të cilit nuk është ende i ditur, mësohet se është Komandat i Njësisë së FNSH në Shkodër, i cili është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar.

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me vetëvrasjen e Fatmir Kolecit në fshatin Zejmen të Lezhës i cili dy netë më parë vrau në oborrin e banesës së tyre ish-bashkëshorten, nënë e 3 fëmijëve dhe të vëllanë e saj në Kodër-Rrëshen të Mirditës.

Sipas Policisë, vrasësi i Esmeralda dhe Vladison Filopatit është lokalizuar disa orë pas ngjarjes ndërsa në orët e pasdites është futur nëpërmjet pyllit në banesën e tij në fshatin Zejmen të Lezhës.

Pavarësisht se forcat e FNSH-së i kanë bërë thirrje të dorëzohet pas rrethimit të banesës, Koleci nuk është bindur ndërsa në një moment ka qëlluar me armë në drejtim të Policisë ku ka mbetur i plagosur një efektiv i FNSH-së së Shkodrës i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas kësaj në ndihmë të FNSH-së kanë shkuar edhe forcat e RENEA-as ku autori pasi ka konstatuar se nuk kishte shpëtim, ka qëlluar me armë zjarri veten duke mbetur i vdekur.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të ngjarjes së mbrëmjes të datës 25 shkurt në Kodër Rrëshen ku mbetën të vrarë me armë zjarri vëlla e motër, forca të shumta të Policisë së Shtetit prej 45 orë kërkimesh dhe kryeje të veprimeve proaktive kanë bërë të mundur që të lokalizonin autorin e ngjarjes i cili në orët e mbasdites është futur nëpërmjet pyllit në banesën e tij në fshatin Zejmen të Lezhës.

Forcat e FNSH-së të Shkodër kanë krijuar perimetrin e jashtëm të rrethimit të banesës dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej.

Autori i ngjarjes shtetasi Fatmir Kolecaj, nuk i është përgjigur thirrjes së Policisë për tu dorëzuar, por ka hapur zjarr në mënyrë të befasishme mbi forcat e Policisë dhe për pasojë  nga të shtënat është plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën një punonjës i FNSH-së, Shkodër.

Në ndihmë të FNSH-së dhe Policisë lokale kanë shkuar edhe forcat speciale Renea ku kanë krijuar një rrethim të dytë dhe i kanë bërë thirrje autorit të hidhte armën dhe ti dorëzohej Policisë.

Autori Fatmir Kolecaj kur ka parë se s’kishte asnjë mundësi që të largohej nga banesa ka vrarë veten me armë zjarri.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

“Nuk i respektoi të drejtat e autorit kur e mori këtë vendim” Veseli bëhet nostalgjik teksa akuzon Kurtin

Para

Panuçi dërgon çështjen në Arbitrazh, kërkon 57 mijë euro. Dyfish shpenzimet e FSHF nëse humbet gjyqin

Para
Zbulohen prapaskenat! Panuçi i fut të ‘dridhurat’ Dukës pas shkarkimit: Më takojnë edhe 57 mijë euro

Panuçi dërgon çështjen në Arbitrazh, kërkon 57 mijë euro. Dyfish shpenzimet e FSHF nëse humbet gjyqin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.