Katër persona janë vënë në prangat e Policisë së Durrësit dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas një konflikti ku kanë mbetur të plagosur njëri prej të arrestuarve dhe i shpalluri në kërkim, shtetasi J. GJ. 18 vjeç.
Janë vënë në pranga katër të rinj, konkretisht: Erald Alushi, 20 vjeç, Edvin Bruçi 19 vjeç, Armando Reka 18 vjeç, Kevin Alushi 27 vjeç, të katërt banues në Pjezë, Shijak.
Detaje të Policisë së Durrësit:
Specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
- Erald Alushi, 20 vjeç, banues në Pjezë, Shijak;
- Edvin Bruçi 19 vjeç, banues në Pjezë, Shijak;
- Armando Reka 18 vjeç, banues në Pjezë, Shijak;
- Kevin Alushi 27 vjeç, banues në Pjezë, Shijak.
Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjëndje të lirë në ngarkim të shtetasit:
- J.Gj. 18 vjeç, banues në fshatin Eminas,Shijak.
Më datë 24.01.2017, në vendin e quajtur”Katër Rrugët”, Shijak, shtetasit e mësipërm janë konfliktuar, për motive të dobëta.
Për pasojë janë plagosur me mjete të forta, shtetasi Erald Allushi, dhe me mjet prehës”biçak” shtetasi J.Gj., të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jertën.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një fishek model 56.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:
- ” Plagosja e rëndë me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e
armëve luftarake dhe e municionit ”dhe” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”në ngarkim të shtetasit Erald Alushi parashikuar në nenet 88, 25, 278, 279 të Kodit Penal;
- ” Plagosja e rëndë me dashje” në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasve Edvin Bruçi, Kevin Alushi, Armando Reka dhe J.Gj. parashikuar në nenet 88, 25 të Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)