Detaje të reja vijnë nga plagosja e shënuar pasditen e sotme me arme zjarri në një lokal pas pallatit të sportit ” Tomorr Sinani” në Elbasan, ku për pasojë mbeten të plagosur 3 persona: Fezi Ago, Astrit Cërriku dhe Mihal Kocashi.
Sipas burimeve të tre personat të cilët kanë lidhje fisnore me njeri-tjetrin, mbetën të plagosur gjatë një konflikti për motive të dobëta, duke u nisur me urgjencë në spitalin e Elbasanit. Nga të dhënat bëhet me dije se Astrit Cerriku është një gjendje të rëndë për jetën, dhe pritet të niset drejtë Tiranës
Kujtojmë se gjatë konfliktit, dy prej të plagosurve mbetën të lënduar në këmbë dhe i treti në sy.
Ende nuk dihen motivet e sakta të përplasjes mes tre personave. Policia në vendngjarje nisi dokumentimin, duke shoqëruar dëshmitarët , kryesisht kamarierët e barit.
Mësohet se Astrit Cërriku është pronari i barit të turizmit në qendër të Elbasanit. Burime paraprake policore e dokumentojne konfliktin për arsye banale.
Referuar ngjarjes së rëndë diten e sotme është vënë në kërkim nga Policia shtetasi Genti Faqja, si edhe dy persona të tjerë.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan
Informacion paraprak
Rreth orës 17:20, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, në ambientet e një lokali në afërsi të Pallatit të Sportit, gjatë një konflikti verbal për motive të dobëta mes disa personave kanë mbetur të plagosur me armē zjarri dy shtetasit A.C. dhe M.K. Ata janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal.
Shtetasi F.A. është dëmtuar me sende të forta, jashtë rrezikut për jetën.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorëve.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e tyre.