18:11 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“U plagosën politikisht për vdekje”/ Berisha: Ja pse po sulmohem nga Thaçi dhe Batoni!

14:56 | 18/05/2019
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“U plagosën politikisht për vdekje”/ Berisha: Ja pse po sulmohem nga Thaçi dhe Batoni!

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë dhënë për gazetën “Bota Sot”, ka listuar arsyet pse po sulmohet nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe miku i tij Baton Haxhia.

Berisha shprehet se në Samitin e Berlinin, ata të dy përfshirë edhe Ramën, u plagosën politikisht për vdekje, pasi sipas tij, ata humbën betejën atje.

“Mendoj se argati është argat, çdo fjalë dhe qëndrim e ka të diktuar nga padroni, ndaj dhe nuk meriton asnjë përgjigje. Miladini shqipfolës dhe Baton Stanishiqi, të cilët së bashku me Zografin Bis shkuan në Berlin si argatë shqipfolës të Beogradit, duke tundur flamurin e Serbisë së madhe, tashmë pas Samitit janë të plagosur për vdekje politikisht pasi aty dolën para shqiptarëve dhe botës cullak argate, dmth shqipfolës që në shërbim dhe për kauzën e serbomadhes nxorën në treg tokat e Kosovës. Pas kësaj Miladini shqipfolës dhe argati in chef kanë vetëm një rrugë, të vazhdojnë deri në ditën e fundit të jetës argatinë, shërbimet ndaj padroneve të tyre të Beogradit. Ata, pengje të pashpresë, çdo ditë përsëritin si papagaj shpifjet, trillimet e ulta që u vijnë të gatshme nga Beogradi”, është shprehur Berisha.

Ai tutje thotë se per ata të tre, më e keqe është mungesa e marrëveshjes, sesa arritja e një marrëveshje të dëmshme, gjë që e kundërshton ashpër.

Fill pas Samitit, në të cilin argatët u damkosen si flamurtarë të Serbisë së Madhe dhe tregtare të pështirë të territoreve të Kosovës, Miladini shqipfolës u tha mediave ndërkombëtare sipas porosisë së padroneve se Samiti i Berlinit ishte “fjalim bosh” (empty speeches, FT) për shkakun e vetëm se aty u varros projekti i Serbisë së Madhe. Kurse në Tiranë, argatët të nxirë nga degradimi i tyre promovuan tezen sipas të cilës çdo marrëveshje (me padronin e tyre) pra edhe marrëveshja më e keqe do të ishte më e mirë se sa mungesa e marrëveshjes. Në doktrinën e marrëveshjeve, marrëveshja më e keqe kuptohet është marrëveshja e kapitullimit, në të cilën njëra palë fiton gjithçka dhe pala tjetër humbet çdo gjë. Për Miladinin shqipfolës dhe argatin in chef më e keqe se një marrëveshje e tillë qenka mungesa e marrëveshjes”, thotë Berisha.

Ish kryeministri i Shqipërisë tregon edhe arsyet pse po sulmohet nga Thaçi e Haxhiu.

“Se fundi, argatët, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiqi nuk ja falin dot kurrë Shqipërisë dhe Sali Berishës se me vendosmëri të palëkundur arritën me rezoluta ndërkombëtare, madje të votuara edhe nga mbi 2/3 e anëtarëve të OKB, të dënojnë botërisht kasapin e Ballkanit, Sllobon e padronit te tyre dhe të sanksionojnë në këto rezoluta njohjen konkrete të të drejtës për vetëvendosje popullit të Kosovës të drejtë që qytetarët e Kosovës do ta fitonin me gjak dhe që do te ua sanksiononte në vendimin e saj edhe Gjykata Ndërkombëtare e OKB “, ka qenë përgjigja e Berishës për “Bota sot” me gazetarin Drilon Rrahmani.

Pas

Thellohet skandali/ Shteti shqiptar ‘’nuk luftoi” kundër Beketit, arritën marrëveshje për t’i dhënë 140 milionë euro

Para

Dyshohen se janë në një lidhje, Era Istrefi kalon natën me këngëtarin me famë botërore

Para
Era Istrefi nuk di të ndalet, kënga e re vjen shumë më shpejt se ç’mund ta imagjinoni

Dyshohen se janë në një lidhje, Era Istrefi kalon natën me këngëtarin me famë botërore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani do t’i paraqesë shpejt SHBA-së një propozim bërthamor

“Rusët janë shumë të dobët për të sulmuar NATO-n”, Orban: Putin do ta mirëpresim me krahë hapur

Begaj pret në Presidencë kryeparlamentaren e Bullgarisë: Ndërtimi i përshpejtuar i Korridorit VIII, sfida jonë

Rinumërimi për rreth 40% të votave, Murrizi akuza Bardhit dhe Bylykbashit: Pranuat një ‘Kod Zgjedhor bastard’ për një karrige të qelbur në Kuvend

Zebrës rebele që “pushtoi” rrjetin, i zgjat vetëm 10 ditë “arratia”

Zëvendësuesi i mundshëm i Gjimshitit, Sylvinho enigmatik

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

Vjen zyrtarizimi i shumëpritur, fituesi i Tripletës prezantohet si trajneri i ri i Interit

Malajzi, 15 të vdekur dhe 30 të plagosur gjatë përplasjes së një autobusi me studentë

“E vështirë me Letoninë, por duam 3 pikë”, Asllani: Kanë trajner italian, do të mbrohen mirë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.