Trajneri i Partizanit Sulejman Starova ka dhënë dorëheqjen nga pankina e të kuqve pas humbjes poshtëruese që pësoi ekipi i tij ditën e sotme në Gjirokastër ndaj Luftëtarit ku u mposht 5-0.
Starova mori drejtimin e Partizanit 5 javë më parë pas largimit të trajnerit italian Mark Iuliano. Ai arriti një fitore të rëndësishme në Kukës përballë kampionëve të Kukësit dhe u duk se do ta kthente Partizanin tek rezultatet pozitive. Kjo nuk ndodhi dhe humbja e sotme duket se i ka vënë vulën gjithçkaje, pasi të kuqtë u mundën thellë 5-0 nga Luftëtari.
Pas dorëheqjes së Starovës, në konferencë për shtyp ka dalë zëvendësi Klevis Dalipi. Ende nuk dihet se cili do të jetë pasardhësi i Starovës. Pak ditë më pare u emërua drejtor sportiv i Partizanit Olsi Rama, vëllai kryeministrit.
(B.H/Faxweb)