13:47 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U premtonin klandestinëve se do ti çojnë drejt BE-së, arrestohen 6 shqiptarë dhe 3 kosovarë

17:00 | 28/02/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Megaoperacioni policor/ 2225 policë kontrollojnë qindra tunele, sera dhe magazina, arrestojnë vetëm 2 persona për vepra ‘të papërfillshme’

foto ilustruese

Në fshatin Çiflig, sapo del nga qyteti i Korçës u pikasën dy automjete ”Benz” dhe Citroen me katër shqiptarë të cilët po transportonin 4 klandestinë të huaj kundrejt fitimit.
Një prej automjeteve bëri një manovër teksa po ndiqej nga Policia duke dalë edhe nga rruga.

Më tej, pak kilometra më larg në Maliq u arrestuan tre kosovarë pasi po transportonin 4 klandestinë kundrejt fitimit duke i premtuar edhe transportin drejt vendeve të BE.
Në Pogradec u kapën dy automjete me 19 persona të huaj të cilët po transportoheshin kundrejt fitimit në Tiranë.

Në total, u arrestuan 9 persona nga të cilët 6 shqiptarë, 3 kosovarë dhe u shpall në kërkim 1 tjetër nga Durrësi. Ndërkohë u kapën edhe 27 klandestinët të cilët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri.

NJOFTIMI I POLICISË
Qarku Korçë

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, godet tre raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Kapen duke transportuar 27 shtetas të huaj, arrestohen në flagrancë 9 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Shtetasi i shpallur në kërkim, gjatë ndjekjes nga Policia, nuk iu bind urdhrit të tyre për të ndaluar por kreu manovra të rrezikshme me mjetin e tij, duke aksidentuar dy pasagjerë dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Komisariatet në varësi të saj, si edhe shërbimet e DVKM-Korçë, u goditën tre raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, ku si rezultat i tyre u arrestuan në flagrancë 9 shtetas dhe 1 tjetër u shpall në kërkim konkretisht:

  • K. P., 21 vjeç; L. B., 20 vjeç; F. D., 19 vjeçe, si edhe u shpall në kërkim shtetasi K.D., 21 vjeç, banues në Durrës.
  • L. C., 35 vjeç, banues në Prishtinë; N. K., 43 vjeç, banues në Vushtrri, Kosovë; R. K., 29 vjeç, banues në Fushë-Kosovë.
  • Si edhe K. M., 21 vjeç; K. L., 19 vjeç dhe K. M., 21 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Në fshatin Çiflig, Korçë, shërbimet e Policisë pasi kanë patur në ndjekje mjetet tip “Benz” dhe “Citroen”, me të cilat shtetasit K. P., L. B., F. D., dhe K. D., në bashkëpunim mes tyre ishin duke transportuar drejt Tiranës kundrejt fitimit 4 shtetas të huaj, i kanë bërë me shenjë drejtuesit të mjetit tip “Citroen” shtetasit K. D., që të ndalonte, por ky i fundit me qëllim shmangien e kapjes nga policia, kreu manovra të rrezikshme duke dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar dy shtetas të huaj, pasagjerë në këtë mjet, të cilët u transportuan në Spitalin e Korçës, ku më pas njëri prej tyre u dërgua në Tiranë për mjekim të specializuar.

Në Maliq, pranë vendit të quajtur “Tyrbja”, tre shtetasit kosovarë L. C; N. K., dhe R. K., janë kapur në flagrancë me mjetet tip “Volksëagen Golf” dhe “Volksëagen Sharan”, duke transportuar kundrejt fitimit 4 shtetas të huaj në drejtim të Tiranës, të cilëve më pas iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Si edhe në dalje të qytetit të Pogradecit, tre shtetasit nga Tirana K. M; K. L., dhe K. M., janë kapur me mjetet tip “Volksëagen”dhe “Skoda” duke transportuar kundrejt fitimit në drejtim të Tiranës, 19 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Pas

“Dikush thotë se erdhi një aromë e keqe” mjeku flet për helimin e nxënësve në Fier: Mund të jenë edhe viroza stinore

Para

Ish-ministri i Shëndetësisë jep lajmin e mirë: Situata me koronavirusin drejt përmirësimit, asnjë arsye për panik

Para
Rritet rrezikshmëria, koronavirusi shënon viktimën e parë jashtë qytetit Wuhan

Ish-ministri i Shëndetësisë jep lajmin e mirë: Situata me koronavirusin drejt përmirësimit, asnjë arsye për panik

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesha përmbyllëse për Jubileun e Fëmijëve dhe të Moshuarve/ Vatikani mbushet me fëmijë, Papa Leo XIV: Familjet janë djepi i së ardhmes

Tiranë/ Mashtronte me pagesat e TVSH-së, arrestohet shtetasi italian

Kërcënimet ndaj vajzës së kryeministres Meloni, autor rezulton një profesor gjermanishteje: Gjest impulsiv prej budallai

Tiranë/ Të implikuar në shitje kokaine dhe hashashi, 3 të arrestuar në kryeqytet! Njëri e hodhi drogën nga dritarja e makinës

E rëndë në Durrës/ Policia Kufitare gjen 2 turistë me motor uji të fikur në det, njëri vdes në port, tjetri dërgohet në spital!

Greqi/ Bie nga lartësia në Korfuz, plagoset turisti

Akuzohen për korrupsion, Turqia arreston 4 anëtarë të tjerë të opozitës

Hasani, vizita zyrtare në Qipro dhe Greqi

Aksident në aksin rrugor Korçë -Bilisht/ Automjeti përplaset me motorin, humb jetën 67-vjeçari

Në kërkim të azilit në Britani/ Më shumë se 1,000 emigrantë kalojnë Kanalin e La Manshit në një ditë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.