Një vajzë 28-vjeçare është arrestuar pasi akuzohet se paraqitej si koordinatore e një shoqate dhe i mashtronte njerëzit duke u zhvatur nga 500-2000 euro.
Mësohet se e reja u premtonte viktimave të saj në këmbim të parave, një vend pune në administratë. Këtë aktivitet të paligjshëm, 28-vjeçarja dyshohet se e kryente nga muaji Maj 2016 – Mars 2017.
DETAJET E POLICISË
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinatorja”, policia ka ndaluar shtetasen me inicialet K.K., 28 vjeçe banuese në Elbasan.
Ndalimi i saj, u bë në kuadër të një proçedimi penal, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 14.07.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Mashtrimi” parashikuar nga nenet 245/1 dhe 143/2 të Kodit Penal.
Kjo shtetase, dyshohet të ketë mashtruar shumë persona, pasi duke u prezantuar si koordinatore e një shoqate dhe pasi merrte kontakt me njerëz të ndryshëm dyshohet ti ketë marrë 500 – 2000 Euro në këmbim të një vendi pune në administratë shtetërore. Këtë aktivitet, dyshohet ta ketë bërë nga muaji Maj 2016 – Mars 2017.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post