Këshilltari Ligjor i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas emërimit të drejtorit të ri të burgjeve nga ministria e Drejtësisë. Prezantimi i Kaçorrit u bë dje nga ministrija e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe kryeministri Edi Rama.
Bardhi shkruan se Bardhyl Kaçorri ka qenë Kryetar i KZAZ 27 në Tiranë si përfaqësues i PS në zgjedhje.
Kaçorri zëvendëson në këtë detyrë Enrik Sulejmanin, i cili u shkarkua në 10 tetor pas përplasjes me mjekët e spitalit për çështjen e Ervis Martinajt.
Postimi i plotë
Shteti partiak i Edi Ramës!
E vetmja meritë e Drejtorit të ri të Policisë së Burgjeve, i prezantuar me bujë nga Edi Rama, është shërbimi partiak për PS.
Bardhyl Kaçorri ka qenë Kryetar i KZAZ 27 në Tiranë si përfaqësues i PS në zgjedhje.
Emërimi i komisarit të votave të PS në krye të Policisë së Burgjeve është shkelje flagrante e ligjit, që përcakton se “Policia e Burgjeve është strukturë e DEPOLITIZUAR”.