Pas procedimit nga ana e Policisë të deputetit demnokrat Edi Paloka, vetë ai ka reaguar. SË bashku me të u proceduan edhe 9 deputetë të tjerë, mes tyre edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Paloka shkruan se nipi i Spiro Kolekës, Edvini i Kristaqit, kërkoi dhe u bë dhe prokuror i përgjithshëm.
Më tej ai thotë se Rama e bëri zgjedhjen e tij për të shantazhuar opozitën dhe për të mbyllur dosjet e Habilajve, Balilajve e të tjerëve me rradhë.
REAGIMI I DEPUTETIT PALOKA:
Edhe nje arsye tjeter pse nipi i Spiro Kolekes , Edvini i Kristaqit, kerkonte dhe u be Prokuror i Pergjithshem.
Nuk i duhej vetem per te mbrojtur kriminelet ordinere qe ka futur dhe mban ne politike. Nuk i duhet as vetem per te mbrojtur Tahirin, Dakon, Beqen, Sejdinin…
I duhet per te mbrojtur veten dhe per te kercenuar e shantazhuar opoziten.
Ai qe mbron habilajt dhe balilajt , qe ka mbrojtur frroket, prenget e xhuvanin junior, qe mbron beqet e tahiret; urdheroi drejtuesit e policise se kanabisit, te procedojne mbeshtetes dhe deputete te opozites sepse protestuan kunder shkeljes se Kushtetutes nga ai vete.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post