19:13 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“U qëllova me plumb në këmbë”, Dollapi: Policia ka vepruar në mënyrë të pamëshirëshme (FOTO)

22:16 | 16/05/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
LAJM I FUNDIT/ Dhunohet me shkop gome nga forcat speciale Sait Dollapi, arrestohet

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike Sahit Dollapi ka folur ditën e sotme për TPZ dhe ka treguar momentin kur është kapur dhe dhunuar nga Policia e Shteti.

Dollapi tregon se është qëlluar me një plumb plastik në këmbë dhe ky ka qënë momentu kur dhe ka humbur ekuilibrin duke rënë në tokë.

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike i është nënshtruar një operacioni në shpatull dhe ka dëmtime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit. Atij i është sekuestruar celulari dhe ende nuk ka një procesverbal për të kuptuar përse është ndaluar.

“Kam qenë në ushtrimin e detyrës time si drejtues i tubimit. Kam të drejtë dhe detyrë të jem në pjesë të dukshme dhe në krah të forcave të rendit. Kam punuar që në asnjë moment forcat e policisë të mos cënoheshin. Qëllimi im ka qenë mbrojtja e policisë. Ne nuk e kemi betejën me ta. Sapo përfundoi tubimi po kthehesha në selinë e PD-së, dëgjoj zërin e një zonje “vdiqa mbarova”. Ishte një vajzë, gazetare. E kam marrë e kam cuar dhe kam gjetur edhe një kameraman në atë gjendje.

Jam nisur në drejtim të PD-së dhe gjatë rrugës jam intimiduar nga një punonjës që quhej Arben Baro. Ky zotëri më ka kapur për krahu. Jam prezantuar dhe i kam sqaruar se kush jam. Kam dashur të largohem, në atë moment kam dëgjuar fjalët “kapeni, largojeni, mbyteni”. Në mënyrë instiktive jam larguar. Më pas kam ndjerë një goditje që ka ardhur nga një plumb plastik, e kam ndjerë kur më ka goditur.

Kam humbur ekuilibrin. Kanë ardhur forcat e policisë, të cilët kanë vepruar në mënyrë të pamëshirshme, edhe pasi nuk kam bërë rezitencë dhe jam prezantuar, nuk ka pushuar dhuna ndaj meje. Kam plagë në kokë, shpatull, krah kokë, shpinë, në të gjithë trupin. Nuk dua të kapem te kjo pjesë. Në momentin e parë që jam ndaluar, i kam kërkuar policisë të më cojnë në spital për ndihmën e parë dhe nuk u janë përgjigjur kësaj kërkesë.

Rreth dy orë e gjysëm kam ndejtur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, me pretekstin që nuk mund të dalë ambulanca.

Unë edhe sot nuk kam asnjë urdhër ndalimi, asnjë procesverbal. Një ndalim i paligjshëm. Kam vajtur në Spitalin Ushtarak, i rrethuar sikur të ishim në Kabul me forca komando.

Kam patur një kundragaz, një kapele dhe nje celular i cili më është marrë nga policia. Unë do ndjek ligjërisht gjithë procedurën për dhunimin që më është bërë”

 

Etiketa: Sahit Dollapi
Pas

“Do legalizoj shtëpitë publike, janë e ardhmja e Këlcyrës”, kandidati për Bashki vijon ‘shpalosjen’ e premtimeve të tij

Para

Ndërron jetë ish-kryeministri/ Bashkëshortja: Vdiq në mënyrë paqësore

Para
Ndërron jetë ish-kryeministri/ Bashkëshortja: Vdiq në mënyrë paqësore

Ndërron jetë ish-kryeministri/ Bashkëshortja: Vdiq në mënyrë paqësore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

Mediat: Shpërthim i fuqishëm pas sulmit të South Pars në Iran! Fusha më e madhe e gazit në botë përfshihet nga flakët

“Ta rikthejmë Rusinë në OKB”. I dërguari i Trump zbulon planin për luftën në Ukrainë

Aksident tragjik në Francë: Tre ukrainas të vrarë, reagon Zelensky

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.