Rreth një muaj e gjysmë më parë, një shtetase moldave u qëllua disa herë me thikë në banesën e saj në Chieti më 3 shtator nga një shqiptar ndërsa mediat italiane bëjnë me dije se ajo ka ndërruar jetë ditën e sotme në spital.
Aliona Oleinic u godit nga 27-vjeçari shqiptar, Roland Bushi dhe pas kësaj iu nënshtrua 6 ndërhyrjeve kirurgjikale por nuk mundi ti shpëtojë plagëve të rënda
Mësohet se në mbi trupin e viktimës do të kryhet autopsia, e cila do të vihet në dispozicion të procedurave hetimore.
Roland Bushi, shqiptari që goditi me thikë një grua moldave më datë 3 sShator të këtij viti në Chietti të Italisë, sipas Policisë ishin njohur me shtetasen moldave në rrjete sociale dhe kishin krijuar lidhje së bashku.
Bushi, i marrë në pyetje në hetuesi ka deklaruar se e ka goditur moldaven me mjet prerës për shkak se ndihej xheloz për të.
Gruaja ka pësuar 11 çarje në bark dhe ka qëndruar e shtruar në spital deri ditën e sotme ku fatkeqësisht edhe ka ndërruar jetë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post