Erion Veliaj në nisje të takimit më artistët pati një surprizë të pakëndshme sot, teksa u gjaut me vezë nga ana e të rinjve të FRPD-së.
Nëse kur ishte ballë për ballë me të rinjtë, Veliaj u tremb, në takimin me artistët kreu i bashkisë ka gjetur vend dhe për të bërë batuta.
“Dolët huq, me atë nishan që ju çoi Luli, hodhët 10 vezë nuk më zuri asnjë . Kur e përballoj me sportvitet sulmin “alla ISIS”, pranoni me sportivitet batutën time, duhet të stërviteni më shumë”, tha Veliaj.
Të rinjtë që hodhën vezët në drejtim të Veliajt u neutralizuan me shpejtësi nga punonjësit e sigurisë, madje duke u ushtruar dhe dhunë.
Takimi mes Veliajt dhe artistëve ka nisur prej dy orësh, dhe duket se asnjë nga palët nuk ka lëshuar pe nga qëndrimi fillestar që ka pasur.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=ktPmg8uyWFY&feature=youtu.be