16:39 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U quajt “fishekzjarr” hapja e kufirit me Kosovën, Majko: Pas 1 janarit do të sjell provën

11:08 | 29/11/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjedhjet në Kosovë, Majko: Rezultati ka nxjerrë fitimtarë të humbur dhe të humbur fitues

Ministri i Diasporës Pandeli Majko është shprehur se ky 29 Nëntor për të është i akullt dhe tinëzar pasi deklaratat e tij në lidhje me kufirin me Kosovën u quajtën “fishekzjarre”.

“Lexova që deklarimet e mia për hapjen e kufijve midis Shqipërisë dhe Kosovës për lëvizjen e lirë të njerzve dhe të mallrave, janë quajtur si “fishekzjarre”. (!) Kjo nuk i takon penës së gazetarit por informacionit që po shpërndahet.

Për ata me kujtesë, shpresoj tu kujtohet vizita zyrtare e kryeministrit Haradinaj në Tiranë këtë vit.… Mund të konsultohen edhe me videon nga konferenca e shtypit e dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës në 27 shtator 2017 pas takimit zyrtar.”, shprehet Majko.

 Më tej ai shprehet se  që nga “1 janari, në marrdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës, fjalët “seriozitet” apo “fizhekzjarr” do të kenë provën e tyre.”. 

REAGIMI I PNADELI MAJKOS:

NE VEND TE URIMIT…

Cdo vit në mëngjesin e 29 nëntorit urimin e parë e kam pasur për këtë datë shënuar. Ajo është dita e përvjetorit të clirimit dhe fitores së Aleancës së shqiptarëve me antifashizmin. Ajo i dedikohet nderimit për partizanët, midis të cilëve edhe xhaxhai im që qysh 14 vjec ju bashkua atyre që cliruan vendin.

Ky 29 nëntor më duket i akullt e tinëzar. Dhe kjo nuk ka të bëj me Luftën dhe LANC.

Lexova që deklarimet e mia për hapjen e kufijve midis Shqipërisë dhe Kosovës për lëvizjen e lirë të njerzve dhe të mallrave, janë quajtur si “fishekzjarre”. (!) Kjo nuk i takon penës së gazetarit por informacionit që po shpërndahet.

Për ata me kujtesë, shpresoj tu kujtohet vizita zyrtare e kryeministrit Haradinaj në Tiranë këtë vit.… Mund të konsultohen edhe me videon nga konferenca e shtypit e dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës në 27 shtator 2017 pas takimit zyrtar.

Shpresoj, që 1 janari 2018 të jetë provë se kufiri “jugosllav” midis dy shteteve tona do të kthehet në një kufi të standarteve të Bashkimit Europian. Si mund të integrohemi tek të tjerët kur nuk jemi të aftë ta bëjmë të ndodhi me njëri-tjetrin?!

I kam hedhur poshtë me neveri ata që paralelizonin 29 nëntorin e clirimit të Shqipërisë me atë të Jugosllavisë. 
Shqiptarët u prenë në besë në Luftën e Dytë. Ndërsa një pjesë luftonin për të cliruar Jugosllavinë, një pjesë tjetër u masakrua si rishkrim i historisë së vjetër jugosllave në marrdhëniet me shqiptarët.
Nuk justifikoj kërkënd. E di që ka pasur edhe “shqipfolës” në krah të Jugosllavisë së Titos kundër shqiptarëve, edhe në Shqipëri edhe në Kosovë.

E vërteta e vërtetë, është se nga të dyja krahët e kufirit Shqipëri – Kosovë, ka edhe sot, që nuk e duan që të ndodhë ajo që pritet. Ajo për të cilën shqiptarët u vranë në 1944-ën dhe 1999-ën.

Duke u gdhirë 1 janari, në marrdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës, fjalët “seriozitet” apo “fizhekzjarr” do të kenë provën e tyre. Pas kësaj, do të flas! Uroj, që të jetë urim!
Lavdi dëshmorëve!
Lavdi atyre që ditën pse jetuan!

(J.V/Faxweb)

Etiketa: 29 nentoriPandeli Majkoreagim
Pas

Atentatin e tij e lidhin me dy vrasje të bujshme, FLASIN familjarët e Ines Harjullasë

Para

Ministri Bushati vizitë në Washington, me kë do të takohet

Para
 Takimi maratonë me Kotzias, flet për herë të parë Ditmir Bushati

Ministri Bushati vizitë në Washington, me kë do të takohet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pusteci çel zyrtarisht sezonin veror

Vlorë/ Përplaset motorri me dy të rinj, humb jetën 19 vjeçari

Tiranë / U kapën me 14 armë zjarri, Gjykata cakton “arrest me burg” për 8 të dyshuarit

Aksident tragjik me Jet Ski/ Humb jetën turisti i huaj, në gjendje të rëndë edhe një 31-vjeçare. Detajet

Punëtori i huaj humbi jetën në kantierin e ndërtimit, arrestohet inxhinieri! Administratori i firmës dhe një tjetër shpallen në kërkim

Mesha përmbyllëse për Jubileun e Fëmijëve dhe të Moshuarve/ Vatikani mbushet me fëmijë, Papa Leo XIV: Familjet janë djepi i së ardhmes

Tiranë/ Mashtronte me pagesat e TVSH-së, arrestohet shtetasi italian

Kërcënimet ndaj vajzës së kryeministres Meloni, autor rezulton një profesor gjermanishteje: Gjest impulsiv prej budallai

Tiranë/ Të implikuar në shitje kokaine dhe hashashi, 3 të arrestuar në kryeqytet! Njëri e hodhi drogën nga dritarja e makinës

E rëndë në Durrës/ Policia Kufitare gjen 2 turistë me motor uji të fikur në det, njëri vdes në port, tjetri dërgohet në spital!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.