10:52 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

U raportua i vdekur, gjenerali i lartë iranian mesazh në media

14:49 | 20/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U raportua i vdekur, gjenerali i lartë iranian mesazh në media

Një nga figurat më të larta ushtarake dhe politike në Iran, Ali Shamkhani, ka hedhur poshtë raportimet për vdekjen e tij pas sulmeve izraelite të 13 qershorit, duke deklaruar se është gjallë dhe i vendosur të vazhdojë shërbimin ndaj vendit.

Në një mesazh të publikuar të premten nga disa media shtetërore iraniane, Shamkhani theksoi:

“Jam gjallë dhe gati të sakrifikoj veten. Fitorja është afër. Emri i Iranit do të shkëlqejë në majat e historisë si gjithmonë.”

Mesazhi i tij drejtohej Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, dhe u transmetua nga agjencitë IRNA, Tasnim dhe Fars. Megjithatë, mediat nuk publikuan ndonjë foto të re të Shamkhanit.

Shamkhani, i cili aktualisht shërben si këshilltar i lartë i Khameneit, ishte raportuar më parë si një nga figurat e vrara në sulmet izraelite të 13 qershorit ndaj objektivave ushtarake dhe bërthamore në Iran. Raportime më të fundit nga burime iraniane thonë se ai është “i plagosur rëndë, por në gjendje të qëndrueshme” dhe ndodhet nën kujdes spitalor.

I njohur si ish-sekretar i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit dhe me përvojë të gjatë në Gardën Revolucionare si dhe në Ministrinë e Mbrojtjes, Shamkhani ka luajtur rol kyç në diplomacinë bërthamore të Iranit me Perëndimin. Ai ka qenë një nga figurat më të njohura të politikës së jashtme iraniane në Uashington dhe kryeqytetet evropiane.

Pas

PS kërkesë KAS-it për procesin e rinumërimit të votave

Para

Shqiptari i kërkuar nga Brindisi, kapet në Itali për trafik ndërkombëtar droge

Para
Shqiptari i kërkuar nga Brindisi, kapet në Itali për trafik ndërkombëtar droge

Shqiptari i kërkuar nga Brindisi, kapet në Itali për trafik ndërkombëtar droge

 



Të Fundit

Irani shqyrton projektligjin për pezullimin e bashkëpunimit me IAEA-n

BE paralajmëron: Mbyllja e ngushticës së hormuzit kërcënon sigurinë globale

Irani nis sulmet ndaj Izraelit, IDF thirrje qytetarëve: Hyni në vendstrehime!

Ministri i Jashtëm iranian takon Putinin mes tensioneve në rritje, në Teheran shtohen thirrjet për hakmarrje

Automjeti përfshihet nga flakët në ecje në Qafë-Thanë

E rëndë në Tiranë! Qeni kafshon 3-vjeçarin, nisin hetimet për pronarin

Durrës/ Policia kontrollon nivelin e zhurmave në zonat turistike, asnjë shkelje e konstatuar

443 kuti të hapura në Tiranë: Rënie votash për PS, PD dhe ‘Mundësinë

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi paraqitet në SPAK

“Plazhi i Lirë” /Policia çliron hapësirë publike në Golem, sekuestron 100 çadra dhe shezlongë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.