12:59 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

U raportua për sherr, si u vetëdëmtua i dehuri në Kurbin dhe qëlloi me armë në ajër (NGJARJA)

11:39 | 22/05/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
U raportua për sherr, si u vetëdëmtua i dehuri në Kurbin dhe qëlloi me armë në ajër (NGJARJA)

Një ditë më parë, u raportua për sherr masiv në një lokal në Kurbin ku flitej se nuk kishin munguar shishet e thyera dhe të shtënat me armë.

Po duket se ka qenë një inskenim i një të dehuri, i cili ka rënë në prangat e policisë. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shtetasi Lekë Kola 36 vjeç, i dehur, është vetëdëmtuar në krah me shishe alkooli të thyer dhe më pas ka shtënë në ajër me armë zhurmuese.

Është kryer arrestimi dhe i dy personave të tjerë që akuzohen për fshehje të ngjarjes.

Detaje të policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në një lokal në Kurbin

Thyen shishe të pijeve alkoolike dhe gjuan në ajër me armë në gjendje të dehur, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, arrestohet në flagrancë nga policia një shtetas

Proçedohen penalisht disa shtetas të tjerë për veprat penale ” Moskallëzim krimi” ” Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”

Gjatë kontrollit të ushtruar në vendngjarje ( lokal) konstatohen dhe sekuestrohen kompiutera lojëra fati të paliçensuara ku proçedohen penalisht 2 shtetas

Me datë 21.05.2017, rreth orës 02:00 është marrë njoftim se në Spitalin Rajonal Lezhë, ka shkuar i dëmtuar me mjete të mprehta në dorë një shtetas.

Është ngritur grupi hetimor dhe ka filluar menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në një lokal në Fushë Gjormë në Kurbin, në gjendje të dehur , shtetasi Lekë Kola është vetëdëmtuar në krah ( me shishe pije alkoolike të thyer ) . Gjithashtu dyshohet se janë përdorur edhe armë zhurmuese imituese si dhe shtetasi Lekë Kola ka patur armë zjarri dhe në gjendje të dehur ka qëlluar në ajër ku nuk ka patur asnjë person të plagosur .

Gjatë kqyrjes në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar 1 gëzhojë armë zjarri në ambientet e jashtme të lokalit dhe 2 gëzhoja pistolete simuluese ( pistoleta imituese zhurmuese) .

Nga Seksioni për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të veprimeve të shpejta procedurale hetimore , operative dhe profesionale, u bë i mundur dokumentimi ligjor i kësaj ngjarje ku si rezultat :

U arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Lekё Kola, 36 vjeç, banues në Lezhë për veprat penale ” Moskallëzim krimi ” “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” ” Prishje e qetësisë publike” parashikuar nga nenet 300 , 278/2 dhe 274 të Kodit Penal.

– Alfred Kola, 32 vjeç,banues në Lezhë për vepren penale ” Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
– Vlash Currakaj, 21 vjeç, banues në Lezhë për vepren penale ” Moskallëzim krimi ” parashikuar nga Neni 300 i Kodit Penal.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit M.G. 27 vjeç, banues në Krujë dhe A.A. 20 vjeç, banues në Kurbin për vepren penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

U shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit M. L. 32 vjeç, banues në Kurbin pasi ky shtetas kujdesej për lokalin dhe dyshohet se pas ngjarjes ka prishur vendin e ngjarjes dhe është larguar. Veprat penale në ngarkim të tij ” Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe ” Moskallëzim krimi” parashikuar nga nenet 301 dhe 300 të Kodit Penal.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në këtë lokal u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e proves materiale 6 kompjutera lojëra fati të paliçensuara.

Në lidhje me këtë u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi A. B. 21 vjeç, banues në Kurbin për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” ” Vënia në dispozicion e lokalit për lojëra të palejuara” parashikuar nga nenet 180 dhe 198 të Kodit Penal.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit A.( F.) L. 29 vjeç, banues në Malbardhë në Kurbin, i cili u shpall në kërkim për vepren penale “Organizimi i llotarive të palejuara

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Etiketa: arrestimkurbin
Pas

“Jemi një vend i varfër por iu garantoj se do bashkëpunoj me ju”, Meta flet para jetimëve

Para

Nishani dekreton 6 ministrat teknikë dhe zv/kryeministrin, pritet votimi nga parlamenti

Para
Çfarë duhet të dini për 6 MINISTRAT e rinj, kur votohen sot në Kuvend

Nishani dekreton 6 ministrat teknikë dhe zv/kryeministrin, pritet votimi nga parlamenti

Discussion about this post

 



Të Fundit

Elon Musk viziton Pentagonin, pritet nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth

Gruaja humb jetën gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Durrës, hetohet mjeku

I vdes pacientja gjatë operacionit, mjeku në Durrës akuzohet për neglizhencë në trajtimin mjekësor

‘Notturno’ botohet në italisht, libri i ish-presidentit Bamir Topi! Prezantohet në Torino

Ambasada Amerikane në Tiranë dhuron pajisje për rritjen e sigurisë në burgje

Britania shqyrton ligjin e kastrimit për pedofilët dhe abuzuesit seksualë

Macron kryeson takimin për të adresuar ‘kërcënimin’ e Vëllazërisë Myslimane

Diplomacia e Selisë së Shenjtë, WSJ: Samiti Rusi-Ukrainë në Vatikan mund të mbahet në mesin e qershorit

Elon Musk viziton Pentagonin, pritet nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth

Ish-kreu i inteligjencës britanike: Lufta e Izraelit, kërcënim për Evropën e botën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.