Detaje të reja mësohen nga ngjarja e ndodhur mbrëmë pas mesnate në zonën e Astirit në Tiranë , ku u raportua për të shtëna me armë zjarri.
Mësohet se efektivë të komisariatit nr.5 kanë ndërmarrë operacionin me qëllim arrestimin e një personi të kërkuar për ‘Grabitje me armë”.
Personi nuk është mundur të ndalohet pasi ka braktisur mjetin ML dhe personi/at që ishin në makinë, janë larguar me vrap duke i shpëtuar prangave të policisë.
Makina e cila është kontrolluar dhe ku dyshohej se ishte personi në kërkim ka mbetur në rrugë, ndërkohë që dyshohet se një prej xhamave të saj është thyer si pasojë e përdorimit të armës.
Më pas policia ka vijuar kontrollet e lokaleve dhe serviseve me shpresën se do arrestonin ndonjë nga personat por ata kanë mundur të iknin me vrap.
Nga ana tjetër një nga gomat e pasme është e renë. Në makinë kanë qenë dy djem të rinj, sipas burimeve, njëri nga të cilët dyshohet i mitur, rreth 17 vjeç. Policia po punon për zbulimim e rrethanave, nëse ka pasur shkëmbim zjarri dhe ku ka ndodhur, pasi nuk dihet ende se në cilën zonë apo qytet.