21:31 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

U raportua si një trup i pajetë, zbardhen detajet e sulmit ndaj 3 shtetasve në Devoll, përse u sulmuan (NGJARJA)

08:40 | 19/03/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga Turqia drejt Shqipërisë me 2,5 kg heroinë, në pranga 41-vjeçari nga Tirana (EMRI)

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur së fundmi në fshatin Braçanj të Devollit. Tre persona janë sulmuar dhe u janë marrë sendet personale, pak pasi ishin nisur për të udhëtuar drejt Greqisë.

Si pasojë e sulmit të beftë, njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Fillimisht, ai u raportua si një person që u gjet i pajetë në Devoll, por mësohet se është njëri prej tre personave të sulmuar, që nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Ai është identifikuar si Zarif Allihu, banues në fsahtin Vërdovë. Si pasojë e sulmit, mbeti i plagosur edhe një tjetër person, i identifikuar si M. V. 40 vjeç, nga fshati Nizhdavec, Maliq, i cili është dërguar në spital. Ndërsa personi i tretë, D. SH. rreth 40 vjeç, ndodhet në Komisariatin e Policisë së Devollit.

Grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin e autorëve të këtij sulmi.

Detaje të Policisë së Korçës:

Më datë 18.03.2017 jemi njoftuar se në fshatin Braçanj tre shtetas të cilët do iknin për në Greqi janë sulmuar dhe goditur me mjete të forta nga disa persona, ku iu janë marrë edhe sendet personale.

Konkretisht shtetasit M.V, rreth 40 vjeç nga fshati Nizhavec dhe shtetasi Z.A, rreth 44 vjeç, banues në fshatin Vërdovë Pogradec, u transportuan në Spitalin e Korçës për të marrë mjekim ku si pasojë e plagëve të marra ky i fundit (Z.A) ka ndërruar jetë.

Në Komisariatin e Policisë Devoll, ndodhet shtetasi tjetër D.Sh, rreth 40 vjeç, të cilit po i merren deklaratat përkatëse në lidhje me këtë ngjarje.

Nga ana e Policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,  identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: DevollhetimSulmviktime
Pas

Çifti i lezbikeve thyen tabutë, bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri

Para

Farka, dëshmitarja më e qartë e pabarazisë, ku të varfërit bashkëjetojnë me vilat luksoze të të pasurve

Para
Farka, dëshmitarja më e qartë e pabarazisë, ku të varfërit bashkëjetojnë me vilat luksoze të të pasurve

Farka, dëshmitarja më e qartë e pabarazisë, ku të varfërit bashkëjetojnë me vilat luksoze të të pasurve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

Shefi i NATO-s kërkesë Indisë, Kinës dhe Brazilit: Telefononi Putinin për të kërkuar bisedime paqeje me Ukrainën

Akuzohet për tentativë grushti shteti, prokuroria braziliane kërkon dënimin e ish-presidentit Jair Bolsonaro

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.