Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është duke gjatë ditës së sotme një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili u mbajt në selinë blu dhe zgjati 30 minuta. Në përfundim të takimit të kryetarëve, Fatmir Mediu u shpreh se “Nuk ka asnjë marrëveshje të arritur”.
Ky takim u zhvillua n pas regjistrimit të Partisë Republikane si subjekt zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit nga ana e KQZ-së në mbledhjen e sotme. Ndërkaq, PR ende nuk ka regjistruar listën me kandidatët e saj në zgjedhje.
Paraditen e sotme, burime të kësaj partie u shprehën se Partia Republikane ka vendosur të shkojë e vetme në zgjedhje për shkak se është e pakënaqur nga negociatat politike me Partinë Demokratike.
“’Partia Republikanë është e pakënaqur me negociatat politike me Partinë Demokratike. Ne kemi vendosur të shkojmë të vetëm në zgjedhje për të matur elektoratin tonë’’, u shprehën burime të Partisë Republikane.
(XH.A/SHUPLAKA)