10:13 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U regjistrua jashtë afateve? Kolegji Zgjedhor merr vendimin për Bindjen Demokratike

12:49 | 09/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“BD do të marrë pjesë në zgjedhje”, Patozi: Dy zotimet tona për kandidatët e djathtë dhe 1 për mediat

Kolegji Zgjedhor ka marrë vendimin për Bindjen Demokratike, pasi ishte ankimuar regjistrimi i saj në KQZ. Kolegji e ka cilësuar të ligjshëm dhe brenda afateve regjistrimin e Partisë së drejtuar nga Astrit Patozi, duke i hapur rrugë kandidatëve të saj në zgjedhjet lokale që janë parashikuar të mbahen në 30 Qershor.

Kujtojmë se në vendimin e dhënë në KQZ për regjistrimin e Bindjes Demokatike i vetmi që votoi kundër ishte kreu i Komisionit Klement Zguri. (Lexo edhe këtu) 

Ishte Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, me kryetar Ylber Valterin ajo që depozitoi në Kolegjin Zgjedhor ankimin në të cilin kërkoi çregjistrimin e Partisë “Bindja Demokratike”.

Në argumentet ligjore, Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar theksonte se vendimi i gjykatës i paraqitur në KQZ nga ‘Bindja Demokratike’ nuk kishte marrë formë të prerë.

“Vërtetimi i gjykatës, i paraqitur në KQZ nga Bindja Demokratike nuk ka marrë formë të prerë.   Duke futur në garë, në kundërshtim me ligjin për partitë dhe Kodin Zgjedhor, organizata politike të paregjistruara në Gjykatë, KQZ cenon kushtet e barabarta në zgjedhje dhe ligjshmërinë e zgjedhjeve.

Kodi Zgjedhor thotë qartë se “për të marrë pjesë në zgjedhje një parti duhet të paraqesë vërtetimin e regjistrimit në gjykatë”, gjë që Bindja Demokratike nuk e ka, sepse vërtetimi i paraqitur nuk është i formës së prerë. Deri në 23 prill 2019, kur ishte afati i fundit për të dorëzuar kërkesat në KQZ, Bindja Demokratike nuk ekzistonte si parti, prandaj pranimi I saj në zgjedhje nga KQZ është i paligjshëm”, theksohej në argumentet e PBDSH.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: ankimimi ne kolegjAstrit PatoziBINDJA DEMOKRATIKE
Pas

Foto/ Dhunohet rëndë qytetari, autori lihet i lirë: Ka dajen me Rilindjen

Para

Protesta e studentëve në Korçë, reagon rektori Jashari: Kanë të drejtë, po ndërmarrim reforma (Video)

Para
Protesta e  studentëve në Korçë, reagon rektori Jashari: Kanë të drejtë, po ndërmarrim reforma (Video)

Protesta e studentëve në Korçë, reagon rektori Jashari: Kanë të drejtë, po ndërmarrim reforma (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rritja ekonomike e Kinës tejkalon pritshmëritë, pavarësisht tarifave të Trumpit

Kosova pranon autoblinda amerikane, pilotët e FSK-së përfundojnë trajnim në Turqi

Shpërndante kokainë në Valias, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz

SPAK kërkon 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

17-vjeçarja plagosi veten me armë zjarri në Vlorë! Arrestohet babai, nën hetim gjyshi

Bankers Petroleum Albania emëron Kryetarin e ri të Bordit Mbikëqyrës për të forcuar bashkëpunimin me autoritetet shtetërore

Kapet në Greqi 39-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje në Korçë.Pritet ekstradimi në Shqipëri

Ushtria në ndihmë të zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit në Drenovë, Mallakastër

Trump ndryshon politikën për armët në Ukrainë, por nuk ushtron presion të plotë ndaj Putinit

Vendimi i Ri/ Deklarimi i detyrueshëm i adresës në e-Albania, vetëm me dokument pronësie

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.