Kryetari i Partisë Konservatore Gjermane, Unioni Kristian-Demokratik (CDU), Friedrich Merz, i cili pritet të formojë qeverinë e re gjermane duke u shpallur kështu kancelar pas fitores së zgjedhjeve parlamentare të 24 shkurtit, u zgjodh deputet i CDU-së në Parlamentin Evropian në vitin 1989, kur ishte vetëm 33 vjeç, pikërisht vitin e rënies së Murit të Berlinit.
Në atë kohë, Merz u dallua shpejt si orator i mirë dhe i mprehtë. Pesë vjet më vonë, ai u zgjodh në Bundestagun Gjerman, ku zhvilloi një marrëdhënie të ngushtë me Wolfgang Schäuble, mbrojtësin e fortë të CDU-së dhe avokatin e fuqishëm të Bashkimit Evropian.
Pasi u largua nga politika, ai bëri karrierë në ekonominë e lirë.
Pas largimit të parakohshëm të paralajmëruar të Merkelit nga politika, në vitin 2021, Merz u kthye dhe gradualisht u ngjit në karrierën politike. Në përpjekjen e tij të tretë, CDU-ja e zgjodhi kryetar partie në vitin 2022.
Merz përfaqëson një Union që është bërë dukshëm më konservator. Ngjashëm me 20 vjet më parë, ai tani po sheh mundësinë e kthimit te energjia bërthamore dhe synon të kufizojë politikat e migracionit.