I dashuri i moderatores së njohur Luana Vjollca, Krenar Çoçaj është dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Prishtinës për sherrin me reperin Ledri Vulajn.
Krenar Çoçaj mësohet se ka marrë të njetin dënim si miku i tij, Gazmend Mirena, pasi të dy bashkë sulmuan këngëtarin Ledri Vula.
Mësohet se dënimin në fjalë Çoçaj dhe Mirena mund ta shlyejnë edhe me gjobë. 1 ditë burgu të dënuarve do t’u llogaritet 20 mijë euro. Mirena përceç dënimit me burg u gjobit edhe me 1000 euro shtesë.
Ata u zunë në mes të Prishtinës, në shkurt të këtij viti dhe siç u raportua, Ledri përfundoi edhe në spital me disa dëmtime të lehta. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post