Biznesmeni Krenar Çoçaj u përfon dje në mediar se ka pësuar dëmtime në fytyrë, në hundë dhe në njërin sy, pas konfrontimit fizik që pati me fansin që shqetësoi Luanën dy ditë më parë.
Por ashtu siç duket ehde në këtë foto që vetë Çoçaj ka postuar sot në rrjetet sociale, nuk duken shenjat e dhunës. Ndërkohë Luana Vjollca ende nuk ka bërë ndonjë publikim në rrjetet sociale dhe nuk dihet asgjë për gjendjen e saj.
Si ndodhi sherri:
Ditën e djeshme pasi kishte dalë nga puna Luana Vjollca është përballur me përndjekjen nga ana e fansit të saj të çmendur, i identifikuar si Besmir Lila, i kthyer prej kohës nga Anglia.
E ndierë e bezdisur nga prania e tij, ajo ka njoftuar mikun e saj Krenar Cocaj. Prapa makinës së saj “Audi” qëndronte fansi me mjetin “Fiat Punto”, të cilëve u është vënë pas edhe miku i moderatores. Referuar një gazete të përditshme, mësohet se gjithçka ka nisur pasi tri makinat janë bllokuar në trafik tek mbikalimi i ri që po bëhet në Unazën e Re.
Në atë moment, fansi ka dalë nga mjeti i tij, duke iu drejtuar Luana Vjollcës, të cilës i ka bërtitur tek xhami i automjetit të saj. Menjëherë ka ndërhyrë Krenar Cocaj, i cili ka goditur me grusht fansi, duke u ndjekur nga një konflikt fizik mes të dyve.
Fatmirësisht, gjithçka ka përfunduar me kaq me ardhjen në vendngjarje të efektivëve të policisë, të cilët kanë ndërhyrë.
Në momentin që efektivët janë afruar, kanë pikasur se fansi maniak teksa po zihej me grushte me Krenarin, po nxirrte nga çanta një armë, pistoletë e modifikuar me fishekë shotgan (çifteje) e cila e e kishte fishekun në gojë gati për t’u shkrepur. (J.V/Shuplaka)