Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë pasditen e sotme një denoncim të fortë, ku thotë se është rrahur rëndë kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe Bashkia e elbasanit e cila përgënjeshtron lajmin duke argumentuar se është e pavërtetë.
Mes të tjerash bashkia citon se e prêt Berishën në elbasan për “Javën e Verës” që të shikojnë bashkë qytetin dhe ndryshimet që sipas saj kanë ndodhur duke shtuar se përveç të tjerave, “Qytetari dixhital” (i referohet Berishës), të shikojë se si kryebashkiaku Llatja ecën në këmbë në çdo cep të qarkut.
Reagimi i plotë:
T’u përgjigjesh gënjeshtrave të publikuara nga “Qytetari Dixhital” është humbje kohe, por në përgjigje të shqetësimit të qytetarëve të Elbasanit, sqarojmë:
“Çdo gjë e publikuar është absolutisht e pavërtetë dhe qesharake. Por ata që merren me llafe, të vijojnë me llafe se vetëm këtë dinë të bëjnë.
Bashkia e Elbasanit dhe Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja kanë punë për të bërë, si për Elbasanin edhe për mandatin e tretë qeverisës.
“Qytetarin dixhital” e presim në Elbasan për “Javën e Verës” të shohim bashkë qytetin, të shijojmë ndryshimet pozitive që vijojnë e me atë rast të shohë me sytë e tij se si Kryetari i Bashkisë së Elbasanit ikën në punë në këmbë dhe lëviz në këmbë në çdo cep të qytetit apo fshatrave të Elbasanit.
“Qytetari Dixhital” është humbje kohe për një kryetar bashkie i cili plot energji dhe përkushtim po u shërben qytetarëve të tij, qytetarëve të vërtetë, ata të cilët e zgjodhën për t’i drejtuar dhe shërbyer.”
Përmes një denoncimi të një qytetari, Berisha shkruan se Llatja është rrahur nga bandat e Bashkisë, pasi sipas tij nuk i është bindur urdhërave të dhëndrit të Qazim Sejdinit.
Ndërkohë për këtë ngjarje nuk ka pasur asnjë deklaratë nga ana e policisë, dhe mbetet për t’u verifikuar më tej informacioni.
Sejdini ishte një nga kryebashkiakët më jetëgjatë të Partisë Socialiste, i cili në zgjedhjet locale të 30 Qershorit, vendosi që të mos rikandidonte më për të qenë në krye të Elbasanit.
Ndërkohë Llatja pak muaj përpara zgjedhjeve mbajti postin e prefektit, dhe më pas mori besimin e Ramës për të qenë në krye të një prej bashkive më të rëndësishme të vendit.
Postimi i plotë i Berishës:
Rrifet dhe behet peshk ne dru narkokreu monist i bashkise te Elbasanit!
Lexoni denoncimin e qyretarit dixhital. sb
Pershendetje doctor Berisha po te percjell nje lajme nga Elbasani jone i bukur kryetarin e bashkis Gledjan llatja e ka ber peshke ne dru para nje jave nga vet bandad e beshkis sepse nuk eshtë bindur urdhrave te dhendrit te Qazim sejdinit .. te lutem anonim se jane shum te rrezikshem per ne qe jetojme ne Elbasan..te pershendes.
(F.GJ/FAXWEB.AL)