Një 13-vjeçare është rrëmbyer dy ditë më parë në qytetin e Fierit.
ngjarja ka ndodhur në fLevan të Fierit. Sipas njoftimit të policisë A.0. 18 vjeç, ka rrëmbyer shtetasen A.R. 13 vjeçe. Ndërkohë burime për “Fax News” raportojnë se 13-vjeçarja është gjetur në Grabian të qytetit të Lushnjes .
Ndërkohë policia ka shoqëruar personat të cilët e mbanin.
Njoftim i policisë:
Fier Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin: -Andon O., 18 vjeç, banues në Levan, Fier. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 07.11.2017, në fshatin Levan, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur 13 vjeçe, e cila me dëshirën e saj është larguar për 2 ditë në një fshat të Fierit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, parashikuar nga Neni 100/1 i Kodit Penal.
(S.SH/Faxweb)