Një 47-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e sotme në Durrës. Mësohet se viktima rreth orës 21:50 dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit ku banonte.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5 në Durrës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Policia Durrës:
Rreth orës 21:50, në lagjen nr.5 Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi A. P., 47 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.