Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Librazhd, ku një 23 vjeçar ka humbur jetën, pasi është rrëzuar nga mullari i barit. I riu që ka humbur jetën është identifikuar si Bedri Gjini, 23 vjeç.
Vdekja ka ardhur pasi i riu ka rënë me kokë duke i shkaktuar plage të rënda.
Policia njofton se: Më datë 06.05.2018 , në fshatin “Zabuzun” Njësia Administrative Steblevë, Librazhd, shtetasi B. Gj,23 vjeç, banues në fshatin Zabuzun, duke vënë një mullar bari aksidentalisht është rrëzuar.
Menjëherë është trasportuar për në spitalin e Librazhdit, po për shkak të dëmtimve që ka marrë ka ndërruar jetë.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post