15:43 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U rrëzua nga një lartësi 10 metra në banesën e tij, humb jetën Arben Tafaj! Ilir Alimehmeti: Mik dhe qytetar elitar! Do të na mungojë

11:17 | 03/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndërron jetë Arben Tafaj, kreu i Shoqatës “Tirana”! Policia: Dyshohet se ishte i dehur, ra aksidentalisht nga 10 metra

Kryetari i Shoqatës Tirana, Arben Tafaj është ndarë nga jeta ditën e sotme pasi është rrëzuar nga një lartësi rreth 10 metra në banesën e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Rrugën e Dajtit, rreth orës 00:40.

Si pasojë e dëmtimeve, Arben Tafaj, i cili ka kandiduar edhe për Bashkinë Tiranë në vitin 2015, ka humbur jetën në spital.

“Më datë 03.12.2024, rreth orës 00:40, në Rrugën e Dajtit, dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi rreth 10 metra, në banesën e tij, shtetasi A. T., 63 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital”, raportuan uniformat blu.

Pas ndarjes nga jeta të Arben Tafajt ka reaguar familja e tij, ku në një postim në rrjetin social zyrtar të Kryetarit te Shoqatës Tirana, shkruhet se përcjellja për në banesën e fundit do të zhvillohet ditën e Mërkurë në orën 11:00.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të politikanit, drejtuesit, shembullit të qytetarisë, babain dhe vëllain shembullor, Kryetarit te Shoqatës Tirana, Z. Arben Tafaj!

Qoftë i paharruar kujtimi i tij! Ngushëllimet e perzemerta familjes! 
Përcjellja për në banesën e fundit do të zhvillohet ditën e Mërkurë më datë 4 Dhjetor, ora 11:00 në Funeral Home Alba 2000 në Rrugën e Dibrës”, shkruhet në postim.

Gjithashtu ka reaguar edhe Ilir Alimehmeti, i cili e ka quajtur një mik dhe qytetar elitar.

Këshilltari i PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës shkruan se Arben Tafaj ishte “aktivist i vazhdueshëm dhe një politikan i spikatur me tone gjithnjë të moderuara qytetare”.

Alimehmeti shprehet se humbja e tij është e hidhur për familjarët, miqtë dhe qytetarët e Tiranës.

“Me hidhërim të thellë u njoftova për ndarjen e papritur nga jeta të z. Arben Tafaj, i cili nuk ishte vetëm një mik, por edhe një qytetar elitar, një aktivist i vazhdueshëm dhe një politikan i spikatur me tone gjithnjë të moderuara qytetare.

Humbja e Benit është patjetër humbje e hidhur për familjarët dhe miqtë e tij, por është humbje e madhe edhe për qytetarët dhe qytetin e Tiranës!

Ngushëllime të ndjera familjes Tafaj për humbjen e një njeriu të dashur, të urtë e të matur. Do të na mungosh Beni”, shkruan Ali Alimehmeti.

Pas

Mazhoranca rrëzon me 72 vota kundër dy amendamentet e depozituara nga Sali Berisha në Kuvend

Para

Bashkia e Tiranës shpërndan banesat e reja për 62 familje të lagjes “5 Maji”, shorti i radhës për 150 familjet e Kombinatit

Para
Bashkia e Tiranës shpërndan banesat e reja për 62 familje të lagjes “5 Maji”, shorti i radhës për 150 familjet e Kombinatit

Bashkia e Tiranës shpërndan banesat e reja për 62 familje të lagjes “5 Maji”, shorti i radhës për 150 familjet e Kombinatit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatër e re zjarri në Zaranikë, përfshihet ullishtja në veri të Elbasanit

Blushi publikon dokumentin: Lobimet, Meta asnjë lidhje. SPAK të tregojë emrin kush i pagoi faturat nga LSI

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimin mbi rrethanat e zjarrit, që kanë përfshirë landfillin e qytetit

Zegjine Çaushi pranë humbjes së mandatit pas rinumërimit, vetëm një kuti larg rezultatit përfundimtar

Kontroll i befasishëm në zyrat e “Bankers” në Fier, dyshohet për borxhe ndaj shtetit

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, u takua me Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi.

Dhunë në familje në Kukës, arrestohet 42-vjeçari pas denoncimit të bashkëshortes

El Classico në sezonin e ri të La Liga, ja kur do përballen Barcelona dhe Reali

Reagim i Avokatit të Popullit për rastin e abuzimit seksual në Fier

Kurti: Do bëjmë çmos për zgjidhjen e ngërçit në Kuvend dhe formimin e qeverisë së re

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.