Kqz i ka dhënë sot mandatin e deputetit Kujtim Gjuzit, Indrit Hoxhës dhe Koçi Tahirit.
Betimi i tre deputetëve të rinj që kanë qenë pjesë e listave shumëemërore të PD-së do të bëhet në seancën e ardhshme në Kuvend.
Kujtim Gjuzi u shndërrua në një personazh mjaft të njohur mediatik, pasi edhe pse gjendej i fundit nga PD-ja në listën për Durrësin, ai insistoi fort edhe korridoreve të KQZ-së që të merrte mandatin e deputetit. Majde fakti që ai rrinte koridoreve të KQZ-së u bë hit dhe në rrjetet sociale.
Ndërkohë pas betimit të tre të mandatuarve, pritet qe numri i deputetëve në Kuvendtë shkojë 119.
5 ditë më parë dy kandidatë të tjerë nga listat shumëemërore të PD-së kanë dorëzuar formualarin e vetëdeklarimit në KQZ dhe pritet që të marrin mandatin e deputetit.
Krenar Rryçi në listat e PD Durrës dhe Kostaq Papa në listat PD Tiranë janë dy emrat e kandidatëve, ndërkohë KQZ ka paraqitur dhe kandidaturën e Ares Ypi.
Vijon..