20:25 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U shfaq me kallash në lokal, vëllai denoncon në ”Faxweb”: E rrahu Policia, ishin gjashtë civilë…(Pamje të rënda)

19:52 | 19/05/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U shfaq me kallash në lokal, vëllai denoncon në ”Faxweb”: E rrahu Policia, ishin gjashtë civilë…(Pamje të rënda)

Ditën e djeshme një i ri shkaktoi jo pak panik në qytetin e Vlorës, teksa u shfaq me kallashnikov në ambientet e lokalit, ku pati edhe të shtëna.

Sipas njoftimit të Policisë, disa efektivë që ndodheshin në vendngjarje arritën të neutralizonin në kohë situatën. Po sipas vëllait të Besmirit historia ka qenë krejt ndryshe, shkruan ”Faxweb.al”.

Ai thotë se i vëllai është dhunuar barbarisht nga ana e Policisë, dhe për këtë ka kryer disa ndërhyrje.

Sipas tij Besmiri ka qenë në një karburant duke mbushur motorin me benzinë dhe ndërkohë efektivët e dehur kanë shkuar me makinë dhe e kanë dëmtuar tek këmba.

Mesazhi i të vëllait:

‘’E vërteta po fshihet, kanë qenë policët që kanë rrahur vëllain tim. Ai ka qenë në një karburant duke mbushur motorin me benzinë dhe ndërkohë efektivët e dehur kanë shkuar me makinë dhe e kanë dëmtuar tek këmba. Vëllai im u tha të shikonin sepse e kishin vrarë në këmbë, por ata e kishin sharë me fjalë nga më të pistat dhe më pas e kishin qëlluar me grusht. Im vëlla ishte larguar me shpejtësi dhe kishte marrë një kallash që nuk e di nga e ka gjetur.

Kur  u kthye në karburantin që ka edhe lokal, ata ja morën direkt armën dhe u qëllua vetëm njëherë në ajër. Unë isha nga ana tjetër e trotuarit dhe pas këtij momenti i pashë të gjitha, por s’më linin të afrohesha. Ata e rrahën aq shumë sa im vëlla bëri operacion hundën dhe tani sapo i bëra skanerin e kokës pasi e kanë dëmtuar shumë.

Shikojini edhe vetë fotot. Ishin civilë sepse edhe pasi erdhi furgoni i policisë nuk i ndau, por ata vazhduan ta rrihnin vëllanë tim. I pashë lajmet dhe nuk po duroja dot më kur i lexova. Kjo pasi 6 emrat e civilëve janë fshehur, ka edhe shumë gjëra të tjera që po fshihen. Unë do t’i shkoj deri në fund kësaj çështje dhe do kërkoj të drejtën e vëllait tim. Gjithçka që po them do të vërtetohet edhe me kamerat e karburantit. Fotot e vëllait tim të dhunuar e tregojnë se nuk ka qenë ai autori në këtë çështje, siç duan ta tregojnë”, raporton ”Faxweb.al”. 

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Bujar Qamili tregon momentin e sikletshëm me nusen e djalit: Desh theva qafën!

Para

“Gigi Day” në Torino! Shihni lamtumirën mes lotëve të kapitenit dhe tifozëve

Para
“Gigi Day” në Torino! Shihni lamtumirën mes lotëve të kapitenit dhe tifozëve

“Gigi Day” në Torino! Shihni lamtumirën mes lotëve të kapitenit dhe tifozëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vala e dorëheqjeve vijon në Bashkinë e Gjirokastrës, largohen 7 administratorët e Njësive Administrative

Trump në takimin me Shefin e NATO-s, e thotë sërish: Ndalova luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Zjarr në fshatin Delisuf të Vlorës, digjet një hektar me shkurre, nuk raportohen dëme njerëzore

Përmbytjet masive në Teksas/ Alarm në Hill Country, mbi 129 të vdekur dhe 170 të zhdukur

Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

BE reagon pas ultimatumit të Trump për Rusinë, Kaja Kallas: 50 ditë është një kohë e gjatë për një marrëveshje në Ukrainë

Valët e të nxehtit shkaktuan 1180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

Modric zbarkon në Milano: Jam i lumtur, gati për këtë aventurë të re

Porosia e Kryeministrit Rama zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë, dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

Drenovë / Aktivizohet një vatër e re zjarri, situata vështirësohet nga era e fortë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.