Deputeti socialist Rrahman Rraja, ka dëshmuar ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës, lidhur me akuzat e oficerit Emiljano Nuhu.
Ai u shfaq në Prokurori ndërsa ecte me ndihmën e patericave, ndërsa fotografi Agim Rama, shkruan:
“Deputeti socialist Rrahman Rraja me kembë te thyer e paterica ne duar per nje ore deshmoi ne prokurorine e tiranes duke mohuar lajmet se ka qene bashke me taulant ballen ne zyren e oficerit te fush-krujes , dhe e kane kercenuar ate me tyten e armes . Se shpejti , na thote ai do te sqarohet gjithcka nepermjet tabulateve telefonike qe tashme jane ne duart e prokurorise”,
Në daljen e tij Rraja, tha se kishte një frakturë në këmbë, ai pasojë e një aksidenti në Itali.
“Aksidentale. Kam bërë aksident në Itali disa ditë më parë”, – tha Rraja, ndërsa shton se në Itali ndodhej për shkak se bashkëshortja e tij ishte e sëmurë.
Lidhur me Emiljano Nuhun ai është shprehur se nuk e njeh dhe nuk e ka takuar asnjëherë.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post