Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë pak minuta më parë vendimin për kreun e Prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka, duke mos e kaluar ‘Vettingun’.
Nga ana tjetër avokati i ish-prokurorit ka deklaruar se do të ankimojnë këtë vendimin.
Avokati i ish-prokurorit, e ka cilësuar si të padrejtë këtë vendim. Në një deklaratë për mediat avokati është shprehur:“Do të ankimojmë vendimin!’’.
Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kreu i Prokurorisë së Tiranës, ka fshehur pasurinë që disponon dhe ka mungesa dokumentacionesh, për të ardhurat që deklaron.
Kujtojmë se Dritan Rreshka është komanduar nga kryeprokuroria Arta Marku.
Arta Marku ka frimosur vendimin për caktimin e prokurorit Dritan Rreshka në pozicionin e përkohshëm të Drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë vitin që lamë pas.
(E.V/Faxweb.al)