Antonio Conte ka refuzuar të takohet me Chelsean dhe këmbëngul se do t’i hedhë në gjyq për pjesën tjetër të rrogës, sipas asaj që shkruan “Sky Sports News”.
Conte është “përplasur” me klubin anglez, lidhur me rrogat e prapambetura, dhe insiston se ish-klubi i tij duhet ta paguaj ashtu siç është në kontratë.
Të njëjtat burime thonë se ndonëse klubi londinez ka kërkuar një takim ballë për ballë me Conten për të gjetur gjuhen e përbashkët pa hyrë në gjyq, italiani ka refuzuar gjithçka duke kërkuar që të marrë 10 milionë euro shpërblim, përveç rrogës 12 milionë euro.
Mediet raportojnë se Chelsea ka refuzuar që ta paguajë atë shumë për shkak të sjelljes së tij në kohën që ka drejtuar klubin londinez duke përfshirë edhe raportet që pati me Diego Costan, mungesën e sponsorëve, ardhja vonë në konferencat e shtypit si dhe parkimet e gabuara në qendrën stërvitore.
(B.B/ Faxweb.al)