Pas shkarkimit nga detyra 3 ditë më parë të drejtorit të Ujësjellësit në Tepelenë dhe Memaliaj, ka ardhur dhe reagimi i këtij të fundit me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Arben Kaçorri, drejtori i shkarkuar shkruan se ai është shkarkuar nga detyra si pasojë e një hakmarrjeje nga ana e aksionerëve.
Kaçorri shton se do t’i shkojë deri në fund kësaj historie.
“Unë u mundova të bëj sa munda në sistemin e ujësjellësave, në qytetet Tepelene e Memaliaj, e deri në zonat e thella, Izvori, kalivaci, Progonati, Dragoti e plot e plot të tjera. Por nuk mund të rrija pa reaguar dhe të ngrija zërin për ujësjallësa që ekzistonin veç në letra. Doja që sipas ligjit të bënim një punë të përbashkët me aksionerët. Por debatet dhe kritikat ndaj atyre që e quajnë veten pronar të pronave të shtetit, dhe për të mbyllur zërin, vendosën hakmarrjen…të më largonin nga puna. Po kjo më jep shumë fuqi. Përballja me drejtësinë do të jetë së shpejti. Organet kompetente do ti shkojnë deri në fund. Ka një pjesë të dytë”,- shkruan Kaçorri.
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post