Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka lënë në fuqi vendimin e marrë nga KPK në datën 17 janar të vitit 2020 ku u njoftua shkarkimi nga detyra i gjyqtares, Marsela Balili psi kjo e fundit nuk justifikonte pasurinë e saj ku përfshiheshin apartamente dhe makina të ndryshme.
Vendimi është shpallur tashmë përfundimtar dhe hyn në fuqi që prej ditës së sotme.
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.15/2020, datë 02.06.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Marsela Balili kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 228, datë 17.01.2020.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 228, datë 17.01.2020, që i përket subjektit të rivlerësimit Marsela Balili.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 11.04.2022.