Komisioni i Pavarur i Kualifikimi ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin e gjyqtarit Tom Ndreca. Gjyqtari Tom Ndreca u shkarkua nga detyra pasi nuk justifikoi dot pasurinë e tij.
Gjystari Tom Ndreca që apeloi vendimin e KPK-s në kolegj, ndërsa trupi gjykues me përbërjen relatore ish-kryeprokuroren Ina Rama, kryesuese Albana Shtyllën dhe anëtarë Natasha Mulja, Rezarta Shultz dhe Sokol Çomon vendosën lënien në fuqi të shkarkimit.
Shkarkimi i Tomës në Vetting u bë për mosjustifikim pasurie dhe për kontakte të papërshtatshme me kunatin e tij të proceduar për narkotrafik.
Ndreca në karrierën e tij ka qenë edhe pjesë e trupës gjykuese e cila shqyrtoi edhe dosjen e “21 janarit”.
Ndreca është një emër i njohur i drejtësisë për opinionin publik dhe mediat. Ai ka qenë relator i çështjes “Tahiri” për bllokimin e pasaportës.