Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka rrëzuar kërkesën e gjyqtarit Guximtar Boçi, i cili kishte kërkuar rikthimin në detyrë, pasi u shkarkua nga detyra në vitin 2016 nga KLD për shkak të një skandali seksual.
Për shkak të një skandali seksual, me 14 vota pro dhe asnjë kundër Këshilli i Lartë i Drejtësisë shkarkoi nga detyra e kryetarin e gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçin, dhe e pezulloi atë nga detyra e gjyqtarit në 28 dhjetor 2016.
Ndërkohë ish-gjyqtari Boçi ka drejtuar kërkesa në mënyrë të përsëritur në KLD prej 09.06.2017 e në vazhdim duke kërkuar rikthimin në detyrë, por kërkesa e tij nuk janë marrë në shqyrtim.
Shkarkimi i tij u bë pasi në media u transmetuar disa audio dhe imazhe, ku ai kërkonte afera seksuale.