Kryesia e Partisë Socialiste shkarkoi sot Koço Kokëdhimën si Sekretar për Reformën Strukturore dhe Emigracionin në këtë parti.
Por kjo nuk ka ndikuar aspak te ish-deputeti, i cili pak minuta pas publikimit të lajmit për shkarkimin e tij, ka postuar disa foto në Facebook, ku shihet në një takim me socialistët e Vlorës.
Pas përplasjes me Kryeministrin Edi Rama dhe pas heqjes së mandatit të deputetit, Kokëdhima ka nisur lëvizjen për reformimin e PS-së.
Aktualisht, ai është vetëm anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.