Kreu i qeverisë, Edi Rama ka njoftuar pjesmarrjen në Forumin e Financial Times, “Investimet në Ballkanin Perëndimor”, duke shpjeguar kështu edhe shkëputjen ditën e sotme nga takimet elektorale.
Rama ka ritheksuar edhe njëherë se me 30 Qershor do të mbahen zgjedhjet, duke shtuar se në këtë ditë, “populli do t’u japë një mësim të paharrueshëm kundërvënësve të tij pa din e iman”.
“Shkëputje e pashmangshme nga fushata për të marrë pjesë në Forumin e prestigjozes Financial Times – Investimet në Ballkanin Perëndimor. Pasnesër gati për fazën finale drejt 30 qershorit, ditës kur populli do t’u japë një mësim të paharrueshëm kundërvënësve të tij pa din e iman?”, shkruan Rama në Twitter.
(F.GJ/FAXWEB.AL)