23:48 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U shkrumbua nga amerikanët: Trupi i gjeneralit iranian u identifikua vetëm nga unaza, u bë copash nga predha

11:31 | 03/01/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
U shkrumbua nga amerikanët: Trupi i gjeneralit iranian u identifikua vetëm nga unaza, u bë copash nga predha

Lajmi i vrasjes së gjeneralit të Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani, në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit është shoqëruar me detaje të reja, të bëra publike së fundmi.

Sulmi u krye në orët e para të ditës së premte dhe shënjestra ishin dy makina me të cilat po udhëtonin Soleimani dhe milicë të Irakut, që po e merrnin nga aeroporti.

Mësohet se gjenerali i Iranit u bë copash nga predha amerikane dhe se trupi i tij u identifikua vetëm nga unaza. Soleimani sapo kishte mbërritur në Bagdad pas një fluturimi nga Siria.

Katër predha me precizion të lartë goditën dy makinat që kishin brenda Soleimanin dhe eskortën e tij, sipas zyrtarëve amerikanë.

Në sulm u vra edhe Abu Mahdi al-Muhandis, kreu i milicisë irakiane që mbështetet nga Irani, përgjegjëse për sulmin ndaj Ambasadës amerikane në Bagdad.

Irani dhe “kombet e lira të rajonit” do të hakmerren ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vrasjen e Gjeneralit të Gardës Revolucionare, Qassem Soleimani.

Kështu është shprehur presidenti i Iranit, Hasan Rouhani, pas lajmit se Soleimani u vra në një sulm ajror amerikan ditën e premte, në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit.

“Nuk ka dyshim se kombi i madh i Iranit dhe kombet e tjera të lira të rajonit do të hakmerren për këtë krim makabër nga Amerika kriminele”, tha Rouhani, duke iu referuar aleatëve të Iranit në Lindjen e Mesme.

“Martirizimi i Soleimanit nga Amerika agresore dhe kriminele ka trishtuar zemrën e kombit iranian dhe kombeve të tjera të rajonit.

Vdekja e Gjeneralit ka dyfishuar vendosmërinë e Iranit dhe kombeve të tjera të lira për t’i bërë ballë bullizmit të Amerikës dhe për të mbrojtur vlerat e Islamit.

Ky akt i turpshëm dhe burracak është një shenjë tjetër që tregon se sa e dëshpëruar është Amerika dhe e dobësisë së saj në rajon”, lexohet në një komunikatë të postuar në faqen zyrtare të qeverisë iraniane.

Edhe lideri suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei ka paralajmëruar për “hakmarrje të ashpër” ndaj “kriminelëve që kanë lyer duart e tyre me gjak”.

 

Etiketa: Abu Mahdi al-MuhandisQassem Soleimani
Pas

Shqiptarët ”lënë nam” dhe për Vitin e Ri, familja me 6 anëtarë përleshet në mes të sheshit, e përfshirë dhe një grua shtatzënë

Para

“Në çadra është shumë ftohtë”, banorët në Manzë në qiell të hapur: Ku të mbytem, nuk kam ku të shkoj

Para
“Në çadra është shumë ftohtë”, banorët në Manzë në qiell të hapur: Ku të mbytem, nuk kam ku të shkoj

"Në çadra është shumë ftohtë", banorët në Manzë në qiell të hapur: Ku të mbytem, nuk kam ku të shkoj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.