08:15 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“U shkulën lavamanët për të kërkuar ndonjë varëse floriri të fshehur në mure e dysheme”, Veliaj reagon sërish nga qelia: E vërteta ime do të dalë, jini të bindur

14:01 | 14/02/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“U shkulën lavamanët për të kërkuar ndonjë varëse floriri të fshehur në mure e dysheme”, Veliaj reagon sërish nga qelia: E vërteta ime do të dalë, jini të bindur

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar nga qelia në paraburgimin e Durrësit ku ndodhet prej ditës së djeshme lidhur me arrestimin e tij me urdhër të SPAK.

Kryebashkiaku Veliaj shpreh bindjen se e vërteta do të dalë, ndërsa thekson se nuk është marrë ende i pandehur për shkak se nuk ka asnjë fakt ndaj tij.

Megjithatë Erion Veliaj thekson se beteja është e pabarabartë, duke shtuar “siç më kanë marrë mua, dhe flasin vetëm ata, duke furnizuar gjirizët me ‘faktet’ e tyre të njëanshme”.

“E vërteta ime do të dalë e gjitha, jini të bindur. Por, mundohuni të kuptoni, se sa më e vështirë bëhet kjo betejë krejt e pabarabartë, kur të marrin peng, siç më kanë marrë mua, dhe flasin vetëm ata, duke furnizuar gjirizët me “faktet” e tyre të njëanshme”, shkruan Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës shkuan se iu janë shkulur edhe lavamanët në gjithë ambientet në Tiranë e në Golem, sipas tij, për të kërkuar ndonjë varëse floriri të fshehur në mure e dysheme.

“Përderisa edhe lavamanët i shkulën nga vendi ku dihet botërisht se jetojmë në pallat të ndërtuar në vitin 2012 (kam hyrë në atë apartament kohë më parë se sa të bëhesha kryetar bashkie, leje e Komunës Farkë e Bardh Plakut, as e dhënë nga unë vetë), atëherë duhet t’i kishin provat materiale besoj, apo jo?”, shprehet ai.

Ndërsa thekson se: “Unë i mirëkuptoj të gjithë ata që neveriten kur shikojnë se si dalin nga gjirizet mediatike fustanët e sime shoqeje. Por, a ma thotë dot kush, ku është maunia me gati 1 milion Euro mall?”

Postimi i Erion Veliajt:

Unë i mirëkuptoj të gjithë ata që neveriten kur shikojnë se si dalin nga gjirizet mediatike fustanët e sime shoqeje. Por, a ma thotë dot kush, ku është maunia me gati 1 milion Euro mall?

Se për 1 milion Euro mall duhet një dyqan si ai i brekëve dhe sutjenave të nuses së Sali fundërrinës në Bllok apo jo?

Përderisa edhe lavamanët i shkulën nga vendi në gjithë ambientet në Tiranë e në Golem, për të kërkuar ndonjë varëse floriri të fshehur, në mure e dysheme, ku dihet botërisht se jetojmë në pallat të ndërtuar në vitin 2012 (kam hyrë në atë apartament kohë më parë se sa të bëhesha kryetar bashkie, leje e Komunës Farkë e Bardh Plakut, as e dhënë nga unë vetë), atëherë duhet t’i kishin provat materiale besoj, apo jo?

Kanë blerjet online do thoni ju.

Por, ja që e vërteta nuk është ashtu si thotë prokurori i fiksuar pas fustanëve të gruas time, që gjatë intervistës më tregonte se si kontrollonte gruan e tij dhe më pyeti edhe “çfarë hamë?”.

Po po, e lexuat mirë, çfarë hani ju tha! Pa merak, se do ju’a tregoj edhe këtë, këtu jemi! U pa puna, ata me letra anonime dhe metoda sigurimse, unë me letra nga burgu, ku më morën peng pa gjyq.

Po si është e vërteta?

E vërteta ime do të dalë e gjitha, jini të bindur. Por, mundohuni të kuptoni, se sa më e vështirë bëhet kjo betejë krejt e pabarabartë, kur të marrin peng, siç më kanë marrë mua, dhe flasin vetëm ata, duke furnizuar gjirizët me “faktet” e tyre të njëanshme.

Unë jam akoma person i dyshuar, se s’më kanë marrë dot të pandehur, ngaqë nuk kanë një fakt të vetëm, as në dosjen prej sigurimsi të Ols Dados. Aty nuk gjendet dot një rresht ku të thuhet se i kam kërkuar apo marrë rryshfet dikujt ose se është gjetur ndonjë lek i pajustifikuar. Por, ndërkohë unë akuzohem për korrupsion.

A nuk duket se më kanë mbyllur brenda, pikërisht që të mos ballafaqohesha me “faktet” e me gazetarët “kompetentë”, që furnizohen nga prokurorët edhe përpara avokatëve?

Gjejani vetë përgjigjen kësaj pyetjeje, se ndryshe nga Ols violina dhe gjithë fyejt e qemanetë e gjirizëve, unë nuk ngre akuza pa prova.

Në thertoren e Erjon Banit – se vetëm sallë gjyqi nuk qe – kërkova që Ols Dado të largohet nga çështja dhe të futet në dosje si një prokuror që ka përdorur telefonin e paguar nga taksat për të kërkuar leje ndërtimi për veten e tij. Ndërsa, për adashin tim gjykatës s’kam çfarë them fare. I bërë njësh me prokurorin dhe i paduruar që t’i jepte Sali fundërrinës lajmin e mirë të pengmarrjes time pa gjyq.

Bekime e përqafime të gjithëve, mbani besimin dhe kokën lart për Tiranën tonë që ka nevojë për energjitë pozitive të secilit, pavarësisht rrethanave të momentit! Forca! 👍

Etiketa: Veliaj
Pas

Berisha: I fshiu të gjitha fotot me Sorosin, sepse Xhorxh Sorosi u shpall armik në SHBA dhe kukulla e tij nuk mund të jetë ndryshe

Para

E etiketon Berishën si “bufi i kënetës”, Rama publikon videon: Konsiderohet një specie shumë armiqësore, trupi i tij grumbullon pesticidet dhe helme

Para
E etiketon Berishën si “bufi i kënetës”, Rama publikon videon: Konsiderohet një specie shumë armiqësore, trupi i tij grumbullon pesticidet dhe helme

E etiketon Berishën si “bufi i kënetës”, Rama publikon videon: Konsiderohet një specie shumë armiqësore, trupi i tij grumbullon pesticidet dhe helme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Helikopteri iranian përballet me luftanijen amerikane që i afrohet ujërave territoriale

Parashikimi i motit për sot, 25 korrik 2025

Shkencëtari izraelit: Raketa e re turke mund të arrijë vendin tonë

Sot tentativa e fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pjesëmarrës në seancë dhe ambasadorët

Aksident në aksin Palasë- Dhërmi/ Automjeti u përplas me bordurën anësore, ndërron jetë 9-vjeçari, arrestohet shoferi. Ishte i dehur në timon

‘Alarm shëndetësor’ në Itali, shënohen dy vdekje – mes të paktën 32 rasteve të virusit të Nilit Perëndimor

Arabia Saudite njofton investime me vlerë 6.4 miliardë dollarë në Siri

Macron tha se Franca do ta njohë shtetin e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu

“T’i japim fund luftës në Gaza”, Macron: Franca do ta njohë shtetin e Palestinës

​Kim Jong-un urdhëron ushtrinë të përgatitet për luftë të vërtetë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.