Ish-kryeministri Sali Berisha foli për mediat pas daljes nga Kuvendi. Grupimi i deputetëve të Partisë Demokratike bllokuan vijimin e punës së Komisionit të Ekonomisë.
Deputetët e PS-së dolën më pas nga Kuvendi dhe vendosën që mbledhja të vijojë online në orën 16:00.
Berisha u shpreh se Kuvendi është shndërruar në një repart gardistësh. Sipas tij parlamenti ka kaluar në klandenstinitet të plotë dhe kjo është edhe një fitore e deputetëve të opozitës.
Berisha përfundon duke thënë se beteja është pa kthim.
Sali Berisha: U shndërrua në një repart Garde. Gardistë të urdhëruar. Kurrë kjo ndërtesë nuk ka qenë e pushtuar nga çizmet e policisë dhe gardës. Akti i turpshëm akti i shëmtuar. Kryetarja e ashtuquajtur krioji një përpjekje e cila po hetohet në mënyrë të hollsishme, mbylli derën kur 5 apo 6 ishin në ashensor në kat të 4. Ky është turp i madh. Parlamenti ka humbur çdo të drejtë së funksionuari në këtë mënyrë. E ka shndërruar në një bunker. Nga ana tjetër shënohet një rekord tjetër i zi, dhunim flagrant i shëmtuar me buxhetin. Kanë kaluar në klandestinitet miratimin e buxhetit. Ata e mbyllën debatin dhe kaluan në një klub dhe aty po miratojnë buxhetin në mënyrë të papërgjegjshme. Kanë vendosur komisioni do kalojë online. Shënon kjo ditë rekordet më të zeza në kushtet e parlamentarizmit. Rikthimi i të drejtave të plota kushtetuese. Sot mendoj unë për ata që njohin funksionim e parlamentit, opozita tejkaloi çdo parashikim. Nëse përfundon në klube dhe mejhane nëse shkelin kushtetutën nuk mendoj se ka një eficiencë më të madhe të opozitës. Është betejë pa kthim.