Një ditë pasi u tha se u shoqërua në Polici pasi rrahu një militant në Partisë Socialiste, ka reagur dhe Florenc Hoxha, ish-kreu i Policisë Bashkiake në Tiranë. Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se jeta dhe praktika e kanë mësuar që ti japë gjithkujt atë që meriton.
“Jeta dhe praktika me ka mesuar qe ti jap gjithkujt ate qe kerkon dhe meriton”, shkruan në postimin e tij Hoxha.
Sherri për të cilën dyshohet se Hoxha u shoqërua në Polici mbrëmjen e djeshme ndodhi në afërasi të Tregut Elektrik në Tiranë, pas përplasjes mes kampeve politike.
Hoxha është shoqëruar disa herë në komisariat për sherre të ndodhura kryesisht për motive politike.
Ai është arrestuar në vitin 2015 nga Policia e Tiranës pasi ka kanosur se do t’u prishte lokalin dhe ka goditur me grushta dhe shkelma dy personat me inicialet K.K, 35 vjeç, banues në Tiranë dhe E.K, 37 vjeç, banues në Tiranë.
Ndërsa në vitin 2014, Hoxha, është përfshirë në një përleshje, ku ka mbetur edhe vetë i plagosur.
(E.K/Faxweb.al)